Një perim që e përdorim vazhdimisht nëpër sallatra të ndryshme është rukola . Ajo përfshihet tek ushqimet që kanë ndikim direkt tek shëndeti ynë.
Kjo gjethe me shije është e pasur me kalcium, i nevojshëm për kockat, dhëmbët dhe muskujt.
Rukjola ka edhe kalium, një mineral dhe një elektrolit që është jetik për funksionin e zemrës dhe nervave.
Vitamina C, një antioksidant i fuqishëm që ndihmon në mbështetjen e sistemit imunitar.
Po ashtu edhe Vitamina K, e cila ndihmon në koagulimin e gjakut.
Rukola gjithashtu ndihmon në ruajtjen e funksionit të veshkave, mushkërive dhe zemrës.
Për këtë perim ka prova se ndihmon në parandalimin e plakjes dhe ka veti anti-inflamatore.