“Shpreh mirënjohjen për të gjithë 539 aplikantët që kanë treguar besim ndaj skemës #GRANT2024 të financuar nga qeveria Shqiptare. Përkushtimi juaj i palëkundur ndaj përparimit të sipërmarrjes është vërtet i lavdërueshëm”, shkruan në facebook ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit Delina Ibrahimaj.
Faza tjetër e rëndësishme përfshin procesin e vlerësimit. Ky proces është krijuar për të vlerësuar meritën, qëndrueshmërinë dhe ndikimin e mundshëm të secilit projekt. Qëllimi është të nxitet një ekosistem ku idetë dhe startup-et transformuese mund të rriten dhe të bëjnë një ndryshim të qëndrueshëm.
Më tej Brahimaj thote së janë në pritje të rezultateve të këtij vlerësimi gjatë muajit në vijim, me besimin se projektet e përzgjedhura do të shfaqin talentin, kreativitetin dhe shpirtin e jashtëzakonshëm të sipërmarrjes që Shqipëria ka për të ofruar.