• PROBIZZ
  • MARKETING
  • BIZNESE
  • KONTAKT
Wednesday, October 28, 2026
  • Login
  • Register
No Result
View All Result
ABONOHU
Probizz.al
  • FILLIMI
  • BIZNES
    • STARTUP
    • BIZNESE VIP
    • SME
  • HISTORI SUKSESI
    • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
    • TALENTE TE REJA
  • AKTUALITET
    • NJOFTIM I RENDESISHEM
    • DESTINACIONE
    • SPORT
  • INTERVISTA
    • KARRIERE
    • OPINIONE
    • INTERVISTE AKTUALITETI
  • EKONOMI
    • PUBLIKIME
    • RAPORTE
  • EVENTE
    • MARKETING
    • PANAIRE
    • TRAJNIME
  • BOTA
    • TEKNOLOGJI
    • RISI
    • SHKENCE
    • SHOW BIZZ
  • LIFESTYLE
    • KESHILLA SHENDETI
    • KESHILLA BUKURIE
    • KESHILLA SUKSESI
    • SOCIAL MEDIA
  • FILLIMI
  • BIZNES
    • STARTUP
    • BIZNESE VIP
    • SME
  • HISTORI SUKSESI
    • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
    • TALENTE TE REJA
  • AKTUALITET
    • NJOFTIM I RENDESISHEM
    • DESTINACIONE
    • SPORT
  • INTERVISTA
    • KARRIERE
    • OPINIONE
    • INTERVISTE AKTUALITETI
  • EKONOMI
    • PUBLIKIME
    • RAPORTE
  • EVENTE
    • MARKETING
    • PANAIRE
    • TRAJNIME
  • BOTA
    • TEKNOLOGJI
    • RISI
    • SHKENCE
    • SHOW BIZZ
  • LIFESTYLE
    • KESHILLA SHENDETI
    • KESHILLA BUKURIE
    • KESHILLA SUKSESI
    • SOCIAL MEDIA
No Result
View All Result
Probizz.al
No Result
View All Result

Firmoset në Vjenë marrëveshja për transformimin e Universitetit Bujqësor me standardet e Universitetit BOKU

April 16, 2024
in Aktualitet
0
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Linkedin

Memorandum historik për modernizimin e Universitetit Bujqësor të Tiranës me standardet e Universitetit BOKU të Vienës, një gur kilometrik për transformimin dhe ndërkombëtarizimin e universiteteve shqiptare. Ministrja e Arsimit dhe Sportit Ogerta Manastirliu, së bashku me Ministren e Bujqësisë Anila Denaj firmosën me homologët austriakë, Ministrin Federal të Arsimit, Shkencës, Kërkimit Shkencor Martin Polaschek dhe Ministrit Federal të Bujqësisë Norbert Totschnig marrëveshjen që jetëson projektin ambicioz UBT2030, për transformimin e Universitetit Bujqësor të Tiranës, sipas modelit europian të Universitetit të Burimeve Natyrore dhe Shkencave të Jetës BOKU të Vienës.

“Sot shënojmë një moment historik me nënshkrimin për herë të parë të një marrëveshjeje të tillë mes ministrive të Arsimit dhe Bujqësisë të dy vendeve tona, me qëllim për të transformuar dhe modernizuar Universitetin e Bujqësisë të Tiranës, duke standardizuar kurrikulën, përmirësuar kërkimin shkencor, themeluar programe të përbashkëta, me synim diplomat dyfishe me Universitetin BOKU të Vjenës, si rezultat final i kësaj marrëveshjeje”, tha Manastirliu.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit e konsideroi këtë marrëveshje si shumë të rëndësishme në kuadër të ndërkombëtarizimit të universiteteve shqiptare, duke theksuar se është hera e parë që ndërmerret një reformë tërësore në një universitet publik në vend, duke synuar ndryshimin total të arkitekturës aktuale të programeve mësimore dhe kërkimit shkencor.

“Kjo marrëveshje është një model i ri që do të aplikohet si një mjet për të pasuruar ofertën akademike në Shqipëri. Duke riformatuar dhe modernizuar programet tona të studimit, synojmë të rrisim interesimin e studentëve dhe tërheqjen e studentëve ndërkombëtarë”, tha Manastirliu.

“Kjo marrëveshje përcakton kuadrin e politikave për një projekt mjaft ambicioz bashkëpunimi midis Universitetit BOKU të Vjenës dhe Universitetit Bujqësor të Tiranës”, tha Ministri Federal i Arsimit, Shkencës dhe Kërkimit Shkencor të Austrisë Prof. Martin Polaschek, në ceremoninë e nënshkrimit të kësaj marrëveshje, të organizuar në Ministrinë e Arsimit të Austrisë.

“Është një mundësi fantastike për të gjithë të rinjtë dhe të rejat shqiptare, të cilët duan të studiojnë në këtë fushë, për të kontribuar në zhvillimin ekonomik, por njëkohësisht për të krijuar një potencial të ri në atë që është politikëbërja”, tha Ministrja e Bujqësisë Anila Denaj pas në shkrimit të marrëveshjes.

“Ky është një tjetër hap për të mbështetur Shqipërinë në procesin e saj të integrimit në BE”, tha Norbert Totschnig, Ministër Federal i Bujqësisë i Austrisë.

Marrëveshja e firmosur sot në Vjenë i hap rrugën reformimit të Universitetit Bujqësor të Tiranës sipas standardeve të Universitetit BOKU të Vjenës, një prej universiteteve më të mira europiane në fushën e zhvillimit bujqësor, ushqimit dhe mbrojtjes së mjedisit.

Për UBT do të fillojë një proces transformimi rrënjësor, duke nisur nga rishikimi i programeve, kurrikula, trajnimi i stafit akademik, tek hapja e mundësive të reja të kërkimit shkencor dhe invacionit.

Në 4 vite synohet të përmbushet transformimi i plotë i Universitetit Bujqësor në parametrat e BOKU, për ta kthyer UBT në një qendër ekselence për rajonin. Marrëveshja mbështet transformimin e UBT me financim rreth 3 mln euro, ku përmes programit të ndërkombëtarizimit, qeveria shqiptare do të financojë 1,9 mln euro.

Katër objektivat kryesorë të këtij memorandumi janë: Programe studimi si universitetet europiane; Nivel i ri i kërkimit shkencor; Transferimi i njohurive dhe transformimi i UBT në një qendër ekselence për rajonin.

Me këtë marrëveshje synohet reformimi total i ofertës akademike për të ofruar programe studimi ndërkombëtare dhe të orientuara nga tregu i punës; Programe master në gjuhën angleze të njëjta me Universitetin BOKU; Shkëmbimin e profesorëve dhe studentëve; riorganizimin e njësive të kërkimit shkencor; digjitalizimin; ndërkombëtarizimin e programeve të studimit si dhe riorganizimin institucional të UBT sipas përvojës së BOKU.

Tags: marreveshjaUniversitetiBOKUUniversitetiBujqesorVjene
ShareTweetShare

TE NGJASHME

Alarm për të ardhmen e gazetarisë në Gjermani, numri i gazetarëve mund të përgjysmohet deri në vitin 2035
Aktualitet

Alarm për të ardhmen e gazetarisë në Gjermani, numri i gazetarëve mund të përgjysmohet deri në vitin 2035

October 25, 2026
AllWeb hap për herë të parë skenën për AI Agents për folës!
Evente

AllWeb hap për herë të parë skenën për AI Agents për folës!

October 15, 2026
Harrojini Parisin dhe Romën, ky qytet europian renditet si destinacioni më i mirë për një fundjavë në vitin 2027
Destinacione

Harrojini Parisin dhe Romën, ky qytet europian renditet si destinacioni më i mirë për një fundjavë në vitin 2027

October 14, 2026
Nismë qytetare për mbledhjen e 10 mijë nënshkrimeve lidhur me Dhomat e Specializuara të Kosovës
Aktualitet

Nismë qytetare për mbledhjen e 10 mijë nënshkrimeve lidhur me Dhomat e Specializuara të Kosovës

October 5, 2026
TETORI ROZË – NGJYRAT SHËROJNË
Evente

TETORI ROZË – NGJYRAT SHËROJNË

October 5, 2026
Vizitorët që duan të hyjnë në Venecia do paguajnë taksë 10 euro
Destinacione

Venecia shtrenjton hyrjen për turistët, tarifa mund të shkojë deri në 30 euro

September 22, 2026
Next Post
Tesla tërheq më shumë se 1.6 milionë makina në Kinë

Bien shitjet, Tesla pushon më shumë se 10% të stafit global

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TE FUNDIT

WOB-AL kërkon transparencë të standardizuar të bordeve dhe fuqizim të kompetencave drejtuese në qeverisjen korporative

WOB-AL kërkon transparencë të standardizuar të bordeve dhe fuqizim të kompetencave drejtuese në qeverisjen korporative

7 hours ago
Instagram drejt videove të gjata, synon të sfidojë YouTube

Instagram drejt videove të gjata, synon të sfidojë YouTube

11 hours ago
Oferta fantastike e AllWeb: Blini 5 bileta, përfitoni të gjashtën FALAS!

Oferta fantastike e AllWeb: Blini 5 bileta, përfitoni të gjashtën FALAS!

12 hours ago
Shtrenjtohen produktet e shportës – Lufta me Iranin rrit kostot. Gjigantët paralajmërojnë çmime më të larta në 2027

Shtrenjtohen produktet e shportës – Lufta me Iranin rrit kostot. Gjigantët paralajmërojnë çmime më të larta në 2027

15 hours ago
Blen një pajisje të re elektroshtëpiake? Dyqanet do të detyrohen të marrin të vjetrën pa pagesë

Blen një pajisje të re elektroshtëpiake? Dyqanet do të detyrohen të marrin të vjetrën pa pagesë

1 day ago

TE REKOMANDUARA

    NA NDIQNI NE RRJETE SOCIALE

    Probizz.al

    © 2019-2024 Te gjitha te drejtat e rezervuara - Mundesuar nga Postjer Agency.

    TE TJERA

    • BIZNES
    • HISTORI SUKSESI
    • AKTUALITET
    • INTERVISTA
    • EKONOMI
    • EVENTE
    • BOTA

    NA NDIQNI

    No Result
    View All Result
    • FILLIMI
    • BIZNES
      • STARTUP
      • BIZNESE VIP
      • SME
    • HISTORI SUKSESI
      • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
      • TALENTE TE REJA
    • AKTUALITET
      • NJOFTIM I RENDESISHEM
      • DESTINACIONE
      • SPORT
    • INTERVISTA
      • KARRIERE
      • OPINIONE
      • INTERVISTE AKTUALITETI
    • EKONOMI
      • PUBLIKIME
      • RAPORTE
    • EVENTE
      • MARKETING
      • PANAIRE
      • TRAJNIME
    • BOTA
      • TEKNOLOGJI
      • RISI
      • SHKENCE
      • SHOW BIZZ
    • LIFESTYLE
      • KESHILLA SHENDETI
      • KESHILLA BUKURIE
      • KESHILLA SUKSESI
      • SOCIAL MEDIA

    © 2019-2024 Te gjitha te drejtat e rezervuara - Mundesuar nga Postjer Agency.

    Welcome Back!

    Login to your account below

    Forgotten Password? Sign Up

    Create New Account!

    Fill the forms below to register

    All fields are required. Log In

    Retrieve your password

    Please enter your username or email address to reset your password.

    Log In
    ProBizz sjell për ju kategorinë e re të promovimit të bizneseve shqiptare dhe diasporës
    Shiko Bizneset
    ProBizz sjell për ju kategorinë e re të promovimit të bizneseve shqiptare dhe ndërkombëtare
    Shiko Bizneset