Ditën e sotme është prezantuar strategjia e 3-të e Menaxhimit të Financave Publike, një dokument bazë me kontributin edhe të ekspertëve të Bashkimit Europian që orienton politikat për menaxhimin e financave publike.
I pranishëm në aktivitet Ministri i Financave Ervin Mete deklaroi se plani i rritjes i miratuar së fundmi është një ndihmë për të avancuar edhe në progresin drejt integrimit europian.
“Shqipëria ka ndërmarrë një sërë reformash të rëndësishme që kanë sjellë avancime domethënëse edhe në procesin e integrimi evropian dhe në këtë kuadër edhe plani i rritjes i miratuar se fundmi nga PE do të shërbejë si shtysë.
Shqipëria po kalon një moment pozitiv ekonomik. Treguesit kryesor makroekonomik kanë shënuar përmirësime të ndjeshme.
Borxhi publik për vitin 2023 zbriti për herë të parë që nga viti 2011 nën nivelin 60%, ndërkohë që pritet të vijojë këtë trajektore edhe në vitit në vazhdim”, tha Ministri Mete.