Shumica e drejtuesve ekzekutivë në Shqipëri (CEO) (62%) mendojnë se ekonomia vendase do të përmirësohet në periudhën afatshkurtër, por nuk janë optimistë për 10 vitet në vijim.
Një anketë e “Price Water House Coopers” (PWC), një markë shumëkombëshe e shërbimeve profesionale të bizneseve, evidentoi se 53% e drejtuesve ekzekutivë në Shqipëri presin që numri i punonjësve në kompaninë e tyre të rritet me 5% ose më shumë në vitin 2024. Gjithashtu rreth 55% e CEO-ve në Kosovë kanë të njëjtin mendim.
Megjithatë, besimi është i brishtë, pasi në Shqipëri pothuajse gjysma (44%) dhe në Kosovë më shumë se gjysma (55%) nuk besojnë se biznesi i tyre do të jetë i qëndrueshëm në një dekadë, në qoftë se nuk bëhen ndryshime të konsiderueshme në biznes.
Pothuajse gjysma (44%) e CEO-ve në Shqipëri thonë se nuk besojnë se biznesi i tyre aktual do të jetë i qëndrueshëm në një dekadë prej tani, nëse vazhdon në trajektoren aktuale – nga 46% në vitin 2023. CEO-it kanë shprehur pasigurinë në lidhje me mënyrën se si do të menaxhohen mega-trendet.
CEO-t janë më të sigurt se vitin e kaluar në planet e tyre për rritjen e të ardhurave të kompanive së tyre në 12 muajt e ardhshëm – nga 24% në 38%.
Sondazhi, i 35 drejtorëve ekzekutivë shqiptarë zbuloi se 38% e drejtorëve ekzekutivë janë optimistë për perspektivat e rritjes ekonomike globale gjatë 12 muajve të ardhshëm, nga 24% në 2023.
Pritjet e drejtorëve ekzekutivë për rënie ekonomike kanë rënë gjithashtu nga një rekord i lartë në vitin e kaluar (76%) në 32%, pasi ekspozimi i perceptuar ndaj inflacionit ra përkatësisht me 20 pikë përqindje (në 29%) dhe qëndrueshmërisë makroekonomike u rrit me 6 pikë përqindjeje (në 35%) respektivisht.
Përqindja e drejuesve ekzekutivë që mendojnë se kompania e tyre ishte shumë ose jashtëzakonisht e ekspozuar ndaj rrezikut të konfliktit gjeopolitik u rrit me 1 pikë përqindje (në 21%).
Drejtorët ekzekutivë e shohin në masë të madhe Inteligjencën Artificiale si një katalizator për efikasitet, inovacion dhe ndryshim transformues. 50% e drejtorëve ekzekutivë besojnë se Inteligjenca Artificiale do të ndryshojë ndjeshëm mënyrën se si kompania e tyre krijon, shpërndan dhe shton vlerë në tre vitet e ardhshme.
Por sa i përket ndikimit afatshkurtër, drejtorët ekzekutivë nuk janë aq optimistë për rolin e Inteligjencës Artificiale.
Gjatë 12 muajve të ardhshëm, vetëm një e treta (32%) presin që ajo të përmirësojë cilësinë e produkteve ose shërbimeve të tyre dhe 24% thonë se do të rrisë aftësinë e tyre për të ndërtuar besim me palët e interesuara.
Disa presin gjithashtu rezultate të mira për biznesin e tyre – 15% presin që ajo të ndikojë pozitivisht në të hyrat e biznesit dhe 26% presin që ajo të ndikojë pozitivisht në fitim.
Por ndërsa drejtorët ekzekutivë po kërkojnë gjithnjë e më shumë përfitime transformuese të Inteligjencës Artificiale, shumica e madhe thonë se aplikimi do të kërkojë përmirësimin e aftësive të fuqisë punëtore (50%).
Ata gjithashtu kanë shprehur shqetësim në lidhje me rrezikun e sigurisë kibernetike (53%), keqinformim (41%), detyrime ligjore dhe risk të reputacionit (29%).m përtej dekadës së ardhshme pa inovacion – nga 39% në 2023.
Por, ndërsa drejtorët ekzekutivë po ndërmarrin veprime, ata përballen me një sërë sfidash. Dy të tretat (58%) citojnë mjedisin rregullator si pengues i aftësisë së tyre për të sjellë inovacion dhe risi në modelin e tyre të biznesit në të paktën një masë të moderuar, 44% tregojnë për shqetësimet operacionale konkurruese dhe 41% tregojnë për mungesën e aftësive në fuqinë punëtore të kompanisë së tyre.
Një pengesë tjetër është joefikasiteti. Drejtorët ekzekutivë perceptojnë joefikasitet të konsiderueshëm në një sërë aktivitetesh rutinë të kompanive të tyre – çdo gjë nga takimet vendimmarrëse te emailet – duke e parë afërsisht 36% të kohës së shpenzuar për këto detyra si joefikase./Monitor