• PROBIZZ
  • MARKETING
  • BIZNESE
  • KONTAKT
Thursday, July 23, 2026
  • Login
  • Register
No Result
View All Result
ABONOHU
Probizz.al
  • FILLIMI
  • BIZNES
    • STARTUP
    • BIZNESE VIP
    • SME
  • HISTORI SUKSESI
    • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
    • TALENTE TE REJA
  • AKTUALITET
    • NJOFTIM I RENDESISHEM
    • DESTINACIONE
    • SPORT
  • INTERVISTA
    • KARRIERE
    • OPINIONE
    • INTERVISTE AKTUALITETI
  • EKONOMI
    • PUBLIKIME
    • RAPORTE
  • EVENTE
    • MARKETING
    • PANAIRE
    • TRAJNIME
  • BOTA
    • TEKNOLOGJI
    • RISI
    • SHKENCE
    • SHOW BIZZ
  • LIFESTYLE
    • KESHILLA SHENDETI
    • KESHILLA BUKURIE
    • KESHILLA SUKSESI
    • SOCIAL MEDIA
  • FILLIMI
  • BIZNES
    • STARTUP
    • BIZNESE VIP
    • SME
  • HISTORI SUKSESI
    • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
    • TALENTE TE REJA
  • AKTUALITET
    • NJOFTIM I RENDESISHEM
    • DESTINACIONE
    • SPORT
  • INTERVISTA
    • KARRIERE
    • OPINIONE
    • INTERVISTE AKTUALITETI
  • EKONOMI
    • PUBLIKIME
    • RAPORTE
  • EVENTE
    • MARKETING
    • PANAIRE
    • TRAJNIME
  • BOTA
    • TEKNOLOGJI
    • RISI
    • SHKENCE
    • SHOW BIZZ
  • LIFESTYLE
    • KESHILLA SHENDETI
    • KESHILLA BUKURIE
    • KESHILLA SUKSESI
    • SOCIAL MEDIA
No Result
View All Result
Probizz.al
No Result
View All Result

Guvernatori Sejko: Rregulla të reja për bankat që të mbrohen nga sulmet kibernetike

October 11, 2024
in Ekonomi
0
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Linkedin

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, z. Gent Sejko, mori pjesë në Konferencën Kombëtare të Sigurisë Kibernetike, të organizuar nga Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike, ku morën pjesë ministra, përfaqësues diplomatikë, partnerë ndërkombëtarë, përfaqësues nga sektori privat dhe ekspertë të sigurisë kibernetike. Konferenca kishte në fokus vizionin e institucioneve shqiptare për forcimin e ekosistemit kibernetik dhe rritjen e bashkëpunimit ndërkombëtar, në kuadër të përballimit të sfidave të sigurisë kibernetike, si dhe risitë e sfidat e teknologjive të reja.

Guvernatori Sejko prezantoi strategjitë që ndjek Banka e Shqipërisë për një hapësirë të sigurt kibernetike. Një ndër objektivat kryesorë të zhvillimit në Bankën e Shqipërisë është modernizimi dhe siguria e teknologjisë së informacionit, duke përfshirë zgjerimin e funksionaliteteve  dhe  rritjen  e  qëndrueshmërisë së sistemeve. Në fokus gjithashtu mbetet optimizimi i infrastrukturës së rrjetit përmes teknologjive të reja për mbrojtjen e mjedisit dhe eficiencës në energji, dhe forcimi  i  sigurisë  përmes  përmirësimit  të  planeve  të  vijimësisë  dhe  reagimit  ndaj  rreziqeve kibernetike, mbështetur në standardet ndërkombëtare dhe praktikat më të mira për mbrojtjen kibernetike.

Banka e Shqipërisë punon në vazhdimësi për forcimin e kuadrit rregullator dhe mbikëqyrjen e rrezikut të teknologjisë së informacionit. Përafrimi i legjislacionit me praktikat më të mira ndërkombëtare dhe direktivat e BE-së ka marrë një përparësi të veçantë me zhvillimet e fundit teknologjike. Më konkretisht, puna e saj është e fokusuar në disa drejtime kryesore:

  • Vendosja e standardeve rregullatore dhe ligjore për mbrojtjen e sistemeve,  për sigurinë e të dhënave personale dhe autentifikimin e përdoruesve. Njëkohësisht, si pjesë e kërkesave rregullatore, janë përcaktuar plane të qarta për menaxhimin e incidenteve kibernetike dhe rikuperimin e sistemit pas një sulmi.
  • Auditimi i rregullt dhe mbikëqyrja e vazhdueshme e sistemeve dhe masave të sigurisë së institucioneve financiare për të siguruar përputhjen me standardet dhe për t’u siguruar që institucionet financiare të ndjekin praktikat më të fundit dhe të jenë të përgatitura për sulme të reja.
  • Krijimi i bashkëpunimeve ndërinstitucionale dhe ndërkombëtare për të luftuar krimin kibernetik, si dhe pjesëmarrja në grupet e shkëmbimit të informacioneve për të ndarë të dhëna mbi sulmet dhe kërcënimet e fundit kibernetike.

Në vijim Guvernatori Sejko u ndal edhe në sfidat me të cilat po përballet sektori bankar në mbrojtjen ndaj sulmeve kibernetike, të cilat janë bërë më të sofistikuara, me sulmues që përdorin taktika të reja për të shënjestruar infrastrukturat bankare. Në përgjithësi, sektori bankar përballet me një gamë të gjerë sfidash në fushën e sigurisë kibernetike që kërkojnë një kombinim të teknologjive moderne, planeve të detajuara të reagimit dhe trajnimit të vazhdueshëm të stafit dhe klientëve për t’u mbrojtur në mënyrë efektive kundër kërcënimeve të ndryshme.

Nga ana e bankave janë kryer investime të konsiderueshme për mbrojtjen kibernetike gjatë viteve të fundit, të cilat synojnë të mbrojnë bankat nga sulmet kibernetike dhe të rrisin sigurinë e të dhënave dhe infrastrukturës IT.

Në mbyllje, Guvenatori u shpreh se në ditët e sotme, institucionet financiare po bëhen gjithnjë e më të varura nga shërbimet dhe sistemet digjitale, ndërsa përballen me një rritje të numrit të kërcënimeve kibernetike, ndaj siguria në këtë fushë duhet të trajtohet kurdoherë si një çështje e nivelit të lartë, ndërfunksionale dhe që prek gjithë sistemin e një vendi.

Tags: BankagentsejkoGuvernatorisulmekibernetike
ShareTweetShare

TE NGJASHME

Kompensimi 10% për fermerët, mbi 680 aplikime të dorëzuara deri më 14 korrik
Ekonomi

Kompensimi 10% për fermerët, mbi 680 aplikime të dorëzuara deri më 14 korrik

July 17, 2026
Buxheti mbyll 6-mujorin me 561 milionë euro suficit
Ekonomi

Buxheti mbyll 6-mujorin me 561 milionë euro suficit

July 17, 2026
MARRËVESHJE PËR MBROJTJEN E KARTËMONEDHAVE EURO NGA FALSIFIKIMI
Ekonomi

Shqipëria bëhet gati për adoptimin e euros si monedhë zyrtare – Ndryshimet ligjore parashikojnë rregullat për kalimin në Eurozonë

July 16, 2026
Ku investojnë milionerët e rinj të pasuruar nga inteligjenca artificiale
Bota

Ku investojnë milionerët e rinj të pasuruar nga inteligjenca artificiale

July 14, 2026
Shtyhet deri me 20 shkurt 2026 afati për deklarimin e inventarit tek Tatimet
Aktualitet

Administrata Tatimore intensifikon kontrollet ndaj individëve me pasuri të larta

July 13, 2026
Franca shton një milioner të ri çdo 15 minuta. Si krahasohet Evropa?
Bota

Franca shton një milioner të ri çdo 15 minuta. Si krahasohet Evropa?

July 12, 2026
Next Post
44 vite shije në Turqi, Kefir Eker edhe në Shqipëri

44 vite shije në Turqi, Kefir Eker edhe në Shqipëri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TE FUNDIT

Studimi: Në Zyrih tashmë është më lirë të jetosh me qira sesa të blesh banesë

Studimi: Në Zyrih tashmë është më lirë të jetosh me qira sesa të blesh banesë

15 hours ago
iPhone 18 dhe iPhone 18e pritet të vijnë me më shumë RAM, ja çfarë do të ndryshojë

iPhone 18 dhe iPhone 18e pritet të vijnë me më shumë RAM, ja çfarë do të ndryshojë

16 hours ago
5 zakone të përditshme të grave që janë të lumtura në punë

5 zakone të përditshme të grave që janë të lumtura në punë

17 hours ago
Mira Murati prezanton modelin e parë të inteligjencës artificiale “Inkling”

Mira Murati prezanton modelin e parë të inteligjencës artificiale “Inkling”

6 days ago
Kompensimi 10% për fermerët, mbi 680 aplikime të dorëzuara deri më 14 korrik

Kompensimi 10% për fermerët, mbi 680 aplikime të dorëzuara deri më 14 korrik

6 days ago

TE REKOMANDUARA

    NA NDIQNI NE RRJETE SOCIALE

    Probizz.al

    © 2019-2024 Te gjitha te drejtat e rezervuara - Mundesuar nga Postjer Agency.

    TE TJERA

    • BIZNES
    • HISTORI SUKSESI
    • AKTUALITET
    • INTERVISTA
    • EKONOMI
    • EVENTE
    • BOTA

    NA NDIQNI

    No Result
    View All Result
    • FILLIMI
    • BIZNES
      • STARTUP
      • BIZNESE VIP
      • SME
    • HISTORI SUKSESI
      • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
      • TALENTE TE REJA
    • AKTUALITET
      • NJOFTIM I RENDESISHEM
      • DESTINACIONE
      • SPORT
    • INTERVISTA
      • KARRIERE
      • OPINIONE
      • INTERVISTE AKTUALITETI
    • EKONOMI
      • PUBLIKIME
      • RAPORTE
    • EVENTE
      • MARKETING
      • PANAIRE
      • TRAJNIME
    • BOTA
      • TEKNOLOGJI
      • RISI
      • SHKENCE
      • SHOW BIZZ
    • LIFESTYLE
      • KESHILLA SHENDETI
      • KESHILLA BUKURIE
      • KESHILLA SUKSESI
      • SOCIAL MEDIA

    © 2019-2024 Te gjitha te drejtat e rezervuara - Mundesuar nga Postjer Agency.

    Welcome Back!

    Login to your account below

    Forgotten Password? Sign Up

    Create New Account!

    Fill the forms below to register

    All fields are required. Log In

    Retrieve your password

    Please enter your username or email address to reset your password.

    Log In
    ProBizz sjell për ju kategorinë e re të promovimit të bizneseve shqiptare dhe diasporës
    Shiko Bizneset
    ProBizz sjell për ju kategorinë e re të promovimit të bizneseve shqiptare dhe ndërkombëtare
    Shiko Bizneset