Rozmarina është një barishte me gjethe shumë aromatike. Përveç përdorimeve të shumta në kuzhinë, rozmarina është përdorur për mijëra vjet për të trajtuar një sërë sëmundjesh, duke përfshirë problemet e tretjes, dhimbjet e kokës, pagjumësinë, dhimbjet reumatike dhe si një tonik për të përmirësuar mirëqenien fizike, emocionale dhe mendore.
Mund të ndihmojë në mbajtjen e trurit të shëndetshëm
Studimet tregojnë se acidi karnozik dhe acidi rosmarinik – fitokimikatet që gjenden në rozmarinë – mund të ndihmojnë në neutralizimin e radikaleve të lira dhe shkencëtarët besojnë se kjo mund të ndihmojë në mbajtjen e trurit të shëndetshëm.
Mund të përmirësojë kujtesën
Humbja e kujtesës lidhet gjithashtu me plakjen e trurit dhe dëmtimin nga stresi . Ka disa studime që sugjerojnë se rozmarina mund të ndihmojë në përmirësimin e kujtesës dhe të mësuarit tek njerëzit.
Mund të ndihmojë tretjen
Ekstrakti i rozmarinës mund të ndihmojë në reduktimin e inflamacionit në traktin tretës, e cila mund të jetë e dobishme për njerëzit që vuajnë nga sëmundje inflamatore të zorrëve si IBS (Sindroma e Zorrës së Irrituar).
Mund të ofrojë mbrojtje kundër disa llojeve të kancerit
Rozmarina, mund të ndihmojë në ngadalësimin e rritjes së qelizave kancerogjene në trup dhe të zvogëlojë rrezikun e zhvillimit të tumoreve.