Shqipëria merr pjesë për herë të parë në panairin ndërkombëtar EUROSATORY që po mbahet në Paris.
Në përfaqësohemi nga një kompani 100 % shqiptare me makinën ushtarake shqiptare “Shota”.
Kjo shënon një arritje të madhe edhe në industrinë e mbrojtjes.
“Shota” është një automjet i blinduar ushtarak i projektuar në Shqipëri për të përmbushur standardet më të larta ndërkombëtare të sigurisë dhe mbrojtjes.
Automjeti është i pajisur me teknologji të avancuar dhe mund të përdoret në një gamë të gjerë operacionesh ushtarake dhe civile, përfshirë transportin e trupave, operacionet e shpëtimit dhe misionet e sigurisë.
Kompania prodhuese ka thënë se “Shota” është vetëm fillimi i një serie inovacionesh të reja në sektorin e mbrojtjes, me qëllimin për të fuqizuar industrinë ushtarake shqiptare dhe për të krijuar në vend mundësi të reja punësimi dhe zhvillimi profesional për të rinjtë dhe gratë.
Në panairin EUROSATORY në Paris marrin pjesë delegacione nga shtete të ndryshme, si dhe përfaqësues nga SHBA dhe NATO, dhe do të zgjasë nga data 17 deri në 21 qershor.