Për pak ditë do të hapet tuneli i Llogarasë. Kryeministri Edi Rama shkruan në facebook se inaugurimi pritet të bëhet në 5 korrik.
Puna për tunelin do të vazhdojë në vjeshtë për të përfunduar gjithë veprën.
Këtë vit tuneli do të jetë falas ndërsa pagesa do të nisë vitin e ardhshëm .
Tuneli i Llogarasë do të shkurtojë distancën nga Dukati në Palasë nga 30 minuta në vetëm 7 minuta dhe do të ketë një gjatësi prej afro 6 kilomatrash.
Ai është 7.70 me i gjerë dhe 4.70 m i lartë , si dhe i pajisur me sistem ajrimi , sistem kullimi të urave nëntokësore dhe atyre sipërfaqësore.