Zëvëndëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, sëbashku me drejtuesen e Agjencisë së Inovacionit dhe Ekselencës, Ledi Imeraj zhvilluan një takim në Londër me shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Britani.
Në një prononim, Balluku tha se shumë shqiptarë janë kontributorë të rëndësishëm në ekonominë britanike dhe mund të kthehen edhe në një aset për Shqipërinë, përmes kontributit në Agjencinë e Inovacionit dhe Ekselencës.
“Kemi biseduar se si mund të kontribuohet në shëndetësi, energji, aviacion, transport dhe në shumë fusha të tjera. Është kënaqësi që të shikosh që të gjithë djemtë e vajzat këtu kanë ide të reja, si e përceptojnë ndryshimin që ka Shqipëria dhe se si u angazhuan për të bashkëpunuar në të ardhmen” tha Balluku.
Ndërsa drejtuesja e Agjencisë, Ledi Imeraj që ka një eksperiencë 25 vjeçare në Silicon Valley, e që tashmë është angazhuar në këtë detyrë në Shqipëri, evidentoi se platforma do u japë mundësinë emigrantëve shqiptarë që të angazhohen në disa mënyrë,me kohë të plotë ose të pjesshme, duke qenë edhe jashtë Shqipërisë./Scan