55 udhërrëfyes të rinj turistik janë çertifikuar nga ministria e Turizmit dhe Mjedisit duke ju bashkuar listës prej rreth 600 të çertifikuarish që ushtrojnë profesionin e guidave .
Bëhet fjalë për udhërrëfyes të të gjitha llojeve, gjuhëve, aftësive të ndryshme që nga rafting deri tek ngjitjet në mal dhe jo vetëm.
Sipas ministrisë së Turizmit këto certifikime janë tregues i rritjes së punësimeve në profesionet e turizmit lidhur me kërkesat që ka tregu.
Guidat japin një kontribut të rëndësishëm pasi prezantojnë Shqipërinë turistike dhe profesioni i udhërrëfyesit, përtej prezantimit të bukurive natyrore e trashëgimive kulturore të vendit, ofron turizëm të sigurt në terrenet me nivele të caktuara vështirësie, ku shoqërimi nga guidat profesioniste është i domosdoshëm.