Në vjeshtë rekomandohet që të konsumojmë frutat e stinës pasi janë më të shëndetshme.
Disa prej tyre janë :
Mollët shumë të pasura më fibra të tretshme dhe vitamin C, kështu që janë perfekte që të jenë pjesë e vakteve të ditës.
Një tjetër frut që këshillohet të konsumohet është dardha , me vitamina dhe përmban shumë ujë.
Rrushi mund të shijohet i freskët nga hardhia. Ai është një burim i mirë i vitaminës K, vitaminës C, antioksidantëve, një përbërje anti-inflamatore që ndihmon që lëkura juaj të duket e re.
Hurmat janë një frut i verdhë i artë i mbushur me vitamina, minerale dhe antioksidantë.
Ndërsa vetëm për një kohë të shkurtër janë boronicat dhe janë të pasura me vitamin C, fibra dietike dhe mangan.