Koleksionet e ardhshme për dy brand-et e saj do të prezantohen në muajin dhjetor
Juarda Allko, një vajzë plot jetë dhe ëndrra po njeh sukses si modele dhe fashion designer. Pas brand-it me fustanet e mbrëmjes që prezantoi vitin e kaluar , modelja pritet të nxjerrë koleksionet e reja me veshje dhe bizhu në muajin dhjetor.
Kur nisët të merreshit me modeling?
E kam kultivuar pasionin për modelingun në moshë të vogël në qytetin tim të lindjes në Cerrik dhe ishte viti 2018 kur mora pjesë në Miss&Mister Children një organizim që u realizua në qytetin tim dhe fitova çmimin si Teen Top Model dhe Best Performance. Po në 2018 u bëra pjesë e revistës angleze “Vip Kids International”. Ndërsa në nëntor të 2019-ës do të ngjitesha si modele në javën e modës ne Milano, ku dhe pikasa me aftësitë e mia në skenë dhe aty u konkretizua sic duhej rrugëtimi im pasi mu hapën shum dyer për të bashkpunuar me stilistë të huaj dhe jo vetëm, por dhe të përfaqesoja Shqipërinë në konkurse ndërkombëtare si Miss & Mr Grand See Ëorld ku u shpalla dhe shoqëruesja e dyte mes 30 shteteve. Më pas vijova rrugëtimin në javët e modës Berlin, Stamboll, Prishtinë, por gjithashtu përfaqesova sërish Shqipërinë në konkurs botërore si Golden Star Kids në 2021 dhe rrëmbeva çmimin e madh. Kam pozuar për revistën angeleze Global Vip Model’s ku kam qenë shqiptarja e vetme pjesëmarrese dhe mbi të gjitha në kopertinë.
Si kapërcyet më pas tek fashion designer?
Në fakt dizanji ka qenë një pasion shum i hershëm i imi por që e kam ndarë me të tjerët shumë vonë, pasi ishte një sekret vetëm i imi le të themi. Në kohën e pandemisë të gjithëve na u desh të ndërprisnim rrugëtimet tona profesionale sidomos ato qe lidheshin me artin dhe nuk mund të perballoja dot diçka të tillë. Në karatinë në një bashkëbisedim me familjaret e mi vendosa të sillja në jetë një brand veshjesh që mbante emrin tim, e nisa si pasion në fillim, por me pjesëmarrjen time në një konkurs bukurie në Turqi më 2021 ku ishte i përfshirë dhe dizanji unë mora pjesë dhe fitova titullin si “Best disinger” në kategorinë e dizanjëreve të rinj që ishin rreth 25 persona nga e gjitha bota. Që prej atij moment e ktheva në profesion pasi ndihesha mjaft komode ne dizajn.
Vitin e kaluar ju keni krijuar brandin tuaj? Cili ishte feedback-u?
Juar Brand e ka fillesën e vet ne 2020, por zyrtare lançimi është bërë në 2021. Gjatë këtyre 3 viteve Juar është pritur shumë mirë dhe ka rezultuar një projekt i suksesshëm i imi pasi është vërtetuar jo vëtem nga mbështetja e atyre që “përqafojnë” artin tim, por dhe nga konkurset që unë kam qenë pjesëmarrëse si dizanjer. Një moment tjetër ku Juar Brand ka pasur një feedback pozitiv ka qenë Dhjetori i 2023-it ku unë kam realizuar një mbrëmje stili në bashkëpunim me Larisa Katundi në qytetin e Korçës dhe publiku ka qenë shumë i entuziazmuar mbi atë që unë prezantova. Fakti që në treg nga Juar Brand janë 3 koleksione do të thotë që shumë njërez zgjedhin të vishen me Juar, e konsideroj një sukses të madh.
A keni në plan të sillni një koleksion të ri?
-Unë jam duke punuar për 3 koleksione të reja, ku 2 prej tyre do të jenë me veshje dhe 1 me bizhu pasi unë këtë Gusht kam lançuar dhe brand-in tim më të ri “Juar Jewerly”. Koleksionet do të prezantohen me anë të nje Fashion Show i cili ka dhe një mision por nuk do ta zbuloj, tani po zbuloj vetëm që do të realizohet gjatë muajit Dhejtor.
Momentalisht jeni e angazhuar në të dyja fushat apo jeni duke kryer studimet në një tjetër pasion tëndin?
Un jam në përfundim të shkollës se mesme dhe padiskutim që dhe studimet e larta do të jenë në të njëjtën fushë si projektet që unë kam sjellë deri më sot. Krahas studimeve unë jam e përfshirë gjatë gjithë kohës në dizanj pasi biznesi ka nevojë për përkushtim dhe jo më kohë të pjesshme, por gjithashtu do të rikthehem në 2025 në konkurset e bukurisë për të përfaqësuar Shqipërinë në Miss Bussines Global që do të mbahet ne Vietnam dhe më pas ne Top Model Univers.