Një kafe sidomos në mëngjes njihet për ndikimin e saj në rutinën e përditshmërisë. Të stimulon, të nxit, të aktivizon. Ky proces që duhet kaq i zakonshëm për njerëzit në fakt është NISJA e cila jo rrallë herë përcakton si do të jetë dita jonë në vazhdim. Ekziston një vend ku kafja shijon më shumë së askund tjetër. Tek Princ Caffee në Pejë mund të provoni kafen e baristit Jetmir Maliqi, i njohur në Kosovë, Shqipëri dhe jo vetëm. Gjithashtu është edhe trajner i baristave në akademinë e Prince Caffe. Në një intervistë eskluzive për Probizz.al Jetmir Maliqi tregon se ka krijuar identitetin e tij falë pasionit për kafen. Ai ka arritur të realizojë edhe rreth 60 mozaikë me kokrrat e kafesë për personazhe të botës së televizionit, por të famshëm të tjerë.

Si ka nisur historia jote me kafen?
Historia ime me kafen ka filluar që në moshë të re, fillimisht si një mënyrë për të gjeneruar të ardhura vetjake. Me kalimin e kohës, kjo përvojë u shndërrua në një hobi për pandashëm për mua.
Çfarë e dallon një kafe të mirë nga të tjerat?
Ajo që e diferencon një kafe të mirë nga të tjerat janë disa faktorë: cilësia e lëndës së parë, procesi i përpunimit me kujdes dhe në fund përgatitja e saj me ekspres duke u siguruar që të respektohen të gjithë faktorët esencialë për një shije të përsosur.

Preferon të merresh vetëm me ekspresin e kafesë apo eksperimenton edhe me gjëra të tjera si barist?
Përveç punës me ekspresin e kafesë, si barist më pëlqen të eksperimentoj në shumë dimensione të përgatitjes së saj. Kjo përfshin miksimin me përbërës të ndryshëm, krijimin e dizajneve artistike dhe mënyrën e veçantë të shërbimit, duke e kthyer kështu këtë proces në një formë autenticiteti dhe pasioni .
A po rritet konsumi i kafes në vite apo ka rënë ?
Nga përvoja dhe aktiviteti im, kam vënë re se konsumi i kafesë po rritet çdo ditë e më shumë. Ajo është kthyer në një element të rëndësishëm për njerëzit, jo vetëm si një ritual i përditshëm për të nisur ditën, por edhe për përfitimet e saj, si rritja e fokusit në punë, udhëtime apo aktivitete të tjera.
Çfarë mendon se të ka bërë më popullor, mënyra se si e bën kafen, dizenjo, cilësia apo si shërbehet?
Mendoj se ajo që më ka bërë popullor si barist është përkushtimi im ndaj kafesë, koha dhe pasioni që i kushtoj, duke e parë si një profesion dhe pjesë të jetës sime. Gjithashtu, cilësia e përgatitjes, dizajnet unike, mënyra e shërbimit dhe promovimi i vlerave dhe cilësive të kafesë kanë luajtur një rol të madh në krijimin e identitetit tim në këtë fushë.















