Sipërmarrësit e sektorit të agroturizmit në Kuçovë, përfitues të skemës mbështetëse në bujqësi ishin sot bashkëbisedues me Kryeministrin Edi Rama, në takimin informues, lidhur me dy linjat e reja të financimit për zhvillimin rural, kredinë e butë dhe garancinë sovrane, ku me qeverinë si garante, do të mbështeten investimet në sera, agropërpunim, peshkim, akuakulturë, agroturizëm, inovacion teknologjik në shërbim të zhvillimit rural.
Në takimin, kumorën pjesë edhe Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, dhe Kryetari i Bashkisë Berat ErvinDemo, sipërmarrësit u informuan lidhur me dy linjat e reja të financimit që qeveria shqiptare vë në dispozicion të gjitha atyre që duan të investojnë nësektorin e agroturizmit ose të rrisin kapacitetet.
Kredia e Butë me një linjë financimi 250 milionë euro dhe me normë interesi 3.5%, e kombinuar me Garancinë Sovrane, e ul normën e interesit në 2% dhe mbulon kolateralin deri në 70%.
Takimi u zhvillua në agroturizmin“ Hani i Qerosit”, një investim model për zhvillimin e qëndrueshëm rural, që ndërthur arkitekturën tradicionale me mikpritjen bashkëkohore për të ofruar një eksperiencë autentike, si dhe kontribuon në ruajtjen e njohurive dhe trashëgimisë lokale.“Hani i Qerosit”është një nga xhevahiret e gjerdanit të ri të agroturizmave të qarkut Berat, ku vizioni, pasioni dhe puna e palodhur, e kanë kthyer një truall të zakonshëm në një destinacionnga më të bukurit.












