Deri më tani janë bërë mbi 1,000 aplikime për Kredi me 0% Interes për Blerjen e një Banese për Punonjës të Administratës Publike. Shifrta janë bërë publike nga ministri i Ekonomisë Kulturës dhe Inovacionit Blendi Gonxhja në një postim në rrjetet sociale.
Punonjësit e administratës publike nga të gjitha ministritë, përfshi mësues, pedagogë dhe bluzat e bardha, kanë afat që të aplikojnë për të përfituar kredi të butë për hstëpi deri më 10 Prill. Aplikimi mund të bëhet në portalin qeveritar, e- albania.












