Një nga perimet me shumë vlerë ushqyese është kastraveci i cili përbëhet nga 95 % ujë. Ofron hidratim, i dobishëm për lëkurën dhe shëndetin në përgjithësi.
Përmban fibra të tretshme për kujdesin e zorrëve, eleminon toksinat dhe kufizon aciditetin .
Është i mbushur me lëndë ushqyese si vitaminat K, B dhe C, si dhe minerale si bakri, fosfori, kaliumi dhe magnezi.
Brenda tyre fshihet një thesar: silici, një mineral që aktivizon enzimat për prodhimin e kolagjenit, duke e mbajtur lëkurën të fortë dhe të shëndetshme.
Kastravecat janë gjithashtu të mbushura me fitokimikate si lignanet, flavonoidet dhe triterpenet që luftojnë inflamacionin.












