Sipas Forbes, në vitin 2025 në botë numërohen mbi 3,000 miliarderë, me një pasuri të përbashkët prej 16.1 trilionë dollarësh (13.7 trilionë euro). Pjesa dërrmuese e kësaj pasurie është e përqendruar në tre vende: SHBA, Kina dhe India, të cilat përbëjnë më shumë se gjysmën e miliarderëve globalë dhe të pasurisë së tyre të kombinuar.
Gjermania mban vendin e parë në Evropë, me 171 miliarderë që zotërojnë një pasuri totale prej 676.4 miliardë eurosh. Personi më i pasur në Gjermani është Dieter Schëarz, me një pasuri prej 35 miliardë eurosh
Italia ndjek në vend të dytë me 74 miliarderë në dollarë dhe një pasuri të përbashkët prej 289 miliardë eurosh. Më i pasuri në Itali është Giovanni Ferrero, me 32.6 miliardë euro (38.2 miliardë dollarë), i 41-ti në rang global.












