Google është duke përdorur Inteligjencën Artificiale Gemini për të përmirësuar Google Translate, duke lejuar përdoruesit të praktikojnë gjuhë të reja përmes seancave të personalizuara të dëgjimit dhe të të folurit.
Përdorimi është i thjeshtë: hapni aplikacionin, zgjidhni opsionin “Praktikë” caktoni nivelin dhe objektiva tuajta dhe seanca fillon menjëherë.
Përveç kësaj google ka përditësuar edhe funksionet e tjera të mësimit të gjuhëve si përkthimet në kohë reale brenda aplikacionit Translate. Të gjitha këto ndryshime bazohen në Inteligjencën Artificiale dhe aftësitë e tekstit në të folur.












