• PROBIZZ
  • MARKETING
  • BIZNESE
  • KONTAKT
Sunday, November 1, 2026
  • Login
  • Register
No Result
View All Result
ABONOHU
Probizz.al
  • FILLIMI
  • BIZNES
    • STARTUP
    • BIZNESE VIP
    • SME
  • HISTORI SUKSESI
    • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
    • TALENTE TE REJA
  • AKTUALITET
    • NJOFTIM I RENDESISHEM
    • DESTINACIONE
    • SPORT
  • INTERVISTA
    • KARRIERE
    • OPINIONE
    • INTERVISTE AKTUALITETI
  • EKONOMI
    • PUBLIKIME
    • RAPORTE
  • EVENTE
    • MARKETING
    • PANAIRE
    • TRAJNIME
  • BOTA
    • TEKNOLOGJI
    • RISI
    • SHKENCE
    • SHOW BIZZ
  • LIFESTYLE
    • KESHILLA SHENDETI
    • KESHILLA BUKURIE
    • KESHILLA SUKSESI
    • SOCIAL MEDIA
  • FILLIMI
  • BIZNES
    • STARTUP
    • BIZNESE VIP
    • SME
  • HISTORI SUKSESI
    • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
    • TALENTE TE REJA
  • AKTUALITET
    • NJOFTIM I RENDESISHEM
    • DESTINACIONE
    • SPORT
  • INTERVISTA
    • KARRIERE
    • OPINIONE
    • INTERVISTE AKTUALITETI
  • EKONOMI
    • PUBLIKIME
    • RAPORTE
  • EVENTE
    • MARKETING
    • PANAIRE
    • TRAJNIME
  • BOTA
    • TEKNOLOGJI
    • RISI
    • SHKENCE
    • SHOW BIZZ
  • LIFESTYLE
    • KESHILLA SHENDETI
    • KESHILLA BUKURIE
    • KESHILLA SUKSESI
    • SOCIAL MEDIA
No Result
View All Result
Probizz.al
No Result
View All Result

Prodhuesit japin alarmin, pse po bie çmimi i vajit të ullirit në tregun europian?

February 15, 2026
in Ekonomi
0
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Linkedin


as katër vitesh rritjeje të fortë dhe nivelesh rekord, çmimet e vajit të ullirit në Bashkimin Europian kanë hyrë në trajektore rënëse gjatë vitit 2025. Sipas të dhënave të Eurostat, çmimet për konsumatorët ranë me 23% në nivel BE-je, duke shënuar uljen e parë pas një cikli të gjatë rritjesh të njëpasnjëshme.

Sipas raportimit të Euronews, ndryshimi lidhet kryesisht me rikthimin e prodhimit në nivele më normale, pas dy sezoneve të goditura rëndë nga thatësirat dhe valët ekstreme të të nxehtit në rajonin e Mesdheut.

Nga rritje rekord në kthesë tregu

Çmimet e vajit të ullirit u rritën me ritme të përshpejtuara në vitet e fundit: 4.1% në vitin 2021, 14.5% në 2022, 34.4% në 2023 dhe 32.2% në 2024. Në disa muaj të vitit 2023 dhe në mars 2024, inflacioni vjetor i vajit të ullirit kaloi mbi 50%, duke arritur kulmin në 52.4%.

Sipas Këshillit Ndërkombëtar të Ullirit (IOC), prodhimi në BE ra me 39% në sezonin 2022/23, duke zbritur në 1.39 milionë tonë nga 2.27 milionë tonë një sezon më parë. Edhe pse pati një rikuperim të pjesshëm në 2023/24, prodhimi mbeti nën mesataren historike.

Shifrat paraprake për sezonin 2024/25 tregojnë një rritje të ndjeshme në rreth 2.11 milionë tonë, çka ka ndikuar drejtpërdrejt në normalizimin e ofertës dhe në lehtësimin e presioneve mbi çmimet.

Roli i prodhuesve kryesorë

Spanja, që përfaqëson mbi 65% të prodhimit të BE-së, ka qenë faktori kryesor në këtë zhvillim. Në vitin 2025, ajo regjistroi rënien më të madhe të çmimeve për konsumatorët, me 38.9%. Greqia pasoi me 29.2% dhe Portugalia me 24% – të vetmet vende ku rënia ishte mbi mesataren e BE-së.

Sipas përfaqësuesve të sektorit, në vendet kryesore prodhuese, ndikimi i një korrjeje të mirë transmetohet më shpejt në çmimet e tregut, pasi rritja e ofertës reflektohet fillimisht në çmimet në burim dhe më pas te konsumatori final.

Çmimet e larta në vitet 2022–2024 çuan në ulje të konsumit, duke ushtruar presion shtesë mbi tregun në momentin kur oferta filloi të rikuperohej.

Sipas përfaqësuesve të industrisë, kombinimi i korrjeve të dobëta të njëpasnjëshme, mungesave në furnizim dhe kostove të larta të energjisë kishte çuar çmimet në nivele historike. Me përmirësimin e prodhimit në Europën Jugore në sezonin 2024/25, tregu po kalon drejt një faze stabilizimi.

Sinjal për stabilizim, jo domosdoshmërisht përfundim i luhatjeve

Ekspertët theksojnë se luhatjet në prodhim, veçanërisht në një sektor të ndjeshëm ndaj kushteve klimatike si ai i vajit të ullirit, vazhdojnë të mbeten faktor kyç për çmimet. Për momentin, rritja e ofertës ka rikthyer një ekuilibër relativ në tregun europian.

Megjithatë, dinamika e çmimeve mbetet e lidhur ngushtë me kushtet klimatike në rajonin e Mesdheut dhe me zhvillimet në zinxhirin e furnizimit, duke e bërë tregun të ndjeshëm ndaj çdo goditjeje të re në prodhim./Vaspas

Tags: EuropeProdhuesiUljecmimiVajjulliri
ShareTweetShare

TE NGJASHME

Shtyhet me dy vite zbatimi i taksës së re për pasuritë e paluajshtme, pritet të nisë në 2028
Ekonomi

Taksa të larta për apartamentet bosh në Tiranë dhe vilat në bregdet, çfarë pritet të ndryshojë nga viti 2027?

October 31, 2026
Bill Gates: Super të pasurit duhet të paguajnë më shumë taksa
Bota

Bill Gates paralajmëron: Inteligjenca artificiale mund të sjellë 20 vite trazira dhe të ndryshojë jetën e njerëzve

October 29, 2026
Shqipëria drejt sistemit të ri të riciklimit, qytetarët do të marrin paratë mbrapsht për shishet plastike
Aktualitet

Shqipëria drejt sistemit të ri të riciklimit, qytetarët do të marrin paratë mbrapsht për shishet plastike

October 29, 2026
Hiqet taksa mbi karburantet? Kalon te taksat vjetore e makinave përfshirë edhe elektriket
Ekonomi

Hiqet taksa mbi karburantet? Kalon te taksat vjetore e makinave përfshirë edhe elektriket

October 29, 2026
WOB-AL kërkon transparencë të standardizuar të bordeve dhe fuqizim të kompetencave drejtuese në qeverisjen korporative
Ekonomi

WOB-AL kërkon transparencë të standardizuar të bordeve dhe fuqizim të kompetencave drejtuese në qeverisjen korporative

October 28, 2026
Shtrenjtohen produktet e shportës – Lufta me Iranin rrit kostot. Gjigantët paralajmërojnë çmime më të larta në 2027
Ekonomi

Shtrenjtohen produktet e shportës – Lufta me Iranin rrit kostot. Gjigantët paralajmërojnë çmime më të larta në 2027

October 28, 2026
Next Post
Cili vend na i shet frutat më shtrenjtë? Nga Belgjika, me çmim rekord. Por tregun e mbajnë Greqia dhe Ekuadori

Cili vend na i shet frutat më shtrenjtë? Nga Belgjika, me çmim rekord. Por tregun e mbajnë Greqia dhe Ekuadori

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TE FUNDIT

Ftoi, fruti i vjeshtës që i bën mirë organizmit, ja pse duhet ta përfshini në ushqyerjen tuaj

Ftoi, fruti i vjeshtës që i bën mirë organizmit, ja pse duhet ta përfshini në ushqyerjen tuaj

1 day ago
Shtyhet me dy vite zbatimi i taksës së re për pasuritë e paluajshtme, pritet të nisë në 2028

Taksa të larta për apartamentet bosh në Tiranë dhe vilat në bregdet, çfarë pritet të ndryshojë nga viti 2027?

1 day ago
Takimet e gjata po u marrin kohën punonjësve: 4 mënyra për t’i bërë më produktive

Takimet e gjata po u marrin kohën punonjësve: 4 mënyra për t’i bërë më produktive

1 day ago
Studimi : ChatGPT mund të diagnostikojë pacientët njësoj si mjekët  

Në epokën e Inteligjencës Artificiale, aftësia që do të na dallojë nga të tjerët është të mbetemi njerëzorë

2 days ago
Bill Gates: Super të pasurit duhet të paguajnë më shumë taksa

Bill Gates paralajmëron: Inteligjenca artificiale mund të sjellë 20 vite trazira dhe të ndryshojë jetën e njerëzve

3 days ago

TE REKOMANDUARA

    NA NDIQNI NE RRJETE SOCIALE

    Probizz.al

    © 2019-2024 Te gjitha te drejtat e rezervuara - Mundesuar nga Postjer Agency.

    TE TJERA

    • BIZNES
    • HISTORI SUKSESI
    • AKTUALITET
    • INTERVISTA
    • EKONOMI
    • EVENTE
    • BOTA

    NA NDIQNI

    No Result
    View All Result
    • FILLIMI
    • BIZNES
      • STARTUP
      • BIZNESE VIP
      • SME
    • HISTORI SUKSESI
      • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
      • TALENTE TE REJA
    • AKTUALITET
      • NJOFTIM I RENDESISHEM
      • DESTINACIONE
      • SPORT
    • INTERVISTA
      • KARRIERE
      • OPINIONE
      • INTERVISTE AKTUALITETI
    • EKONOMI
      • PUBLIKIME
      • RAPORTE
    • EVENTE
      • MARKETING
      • PANAIRE
      • TRAJNIME
    • BOTA
      • TEKNOLOGJI
      • RISI
      • SHKENCE
      • SHOW BIZZ
    • LIFESTYLE
      • KESHILLA SHENDETI
      • KESHILLA BUKURIE
      • KESHILLA SUKSESI
      • SOCIAL MEDIA

    © 2019-2024 Te gjitha te drejtat e rezervuara - Mundesuar nga Postjer Agency.

    Welcome Back!

    Login to your account below

    Forgotten Password? Sign Up

    Create New Account!

    Fill the forms below to register

    All fields are required. Log In

    Retrieve your password

    Please enter your username or email address to reset your password.

    Log In
    ProBizz sjell për ju kategorinë e re të promovimit të bizneseve shqiptare dhe diasporës
    Shiko Bizneset
    ProBizz sjell për ju kategorinë e re të promovimit të bizneseve shqiptare dhe ndërkombëtare
    Shiko Bizneset