Agjencia e lajmeve reuters raporton se miliona dollarë në kriptovaluta janë tërhequr nga platformat iraniane menjëherë pas sulmeve ajrore të ndërmarra nga Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli ndaj Iranit të shtunën, sipas të dhënave të publikuara nga dy kompani ndërkombëtare të analizës së kriptovalutave.
Megjithatë, sipas Reuters studiuesit theksojnë se nuk është e mundur të përcaktohet arsyeja e saktë e këtyre lëvizjeve.
Sipas kompanisë amerikane Chainalysis, tërheqjet e fondeve nga platformat iraniane të kriptomonedhave u rritën ndjeshëm, duke kaluar shifrën prej mbi 2 milionë dollarësh brenda një ore nga nisja e sulmeve.
Në total, sipas Chainalysis, rreth 10.3 milionë dollarë në kriptovaluta u tërhoqën nga shkëmbimet iraniane midis së shtunës dhe së hënës.











