• PROBIZZ
  • MARKETING
  • BIZNESE
  • KONTAKT
Tuesday, September 22, 2026
  • Login
  • Register
No Result
View All Result
ABONOHU
Probizz.al
  • FILLIMI
  • BIZNES
    • STARTUP
    • BIZNESE VIP
    • SME
  • HISTORI SUKSESI
    • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
    • TALENTE TE REJA
  • AKTUALITET
    • NJOFTIM I RENDESISHEM
    • DESTINACIONE
    • SPORT
  • INTERVISTA
    • KARRIERE
    • OPINIONE
    • INTERVISTE AKTUALITETI
  • EKONOMI
    • PUBLIKIME
    • RAPORTE
  • EVENTE
    • MARKETING
    • PANAIRE
    • TRAJNIME
  • BOTA
    • TEKNOLOGJI
    • RISI
    • SHKENCE
    • SHOW BIZZ
  • LIFESTYLE
    • KESHILLA SHENDETI
    • KESHILLA BUKURIE
    • KESHILLA SUKSESI
    • SOCIAL MEDIA
  • FILLIMI
  • BIZNES
    • STARTUP
    • BIZNESE VIP
    • SME
  • HISTORI SUKSESI
    • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
    • TALENTE TE REJA
  • AKTUALITET
    • NJOFTIM I RENDESISHEM
    • DESTINACIONE
    • SPORT
  • INTERVISTA
    • KARRIERE
    • OPINIONE
    • INTERVISTE AKTUALITETI
  • EKONOMI
    • PUBLIKIME
    • RAPORTE
  • EVENTE
    • MARKETING
    • PANAIRE
    • TRAJNIME
  • BOTA
    • TEKNOLOGJI
    • RISI
    • SHKENCE
    • SHOW BIZZ
  • LIFESTYLE
    • KESHILLA SHENDETI
    • KESHILLA BUKURIE
    • KESHILLA SUKSESI
    • SOCIAL MEDIA
No Result
View All Result
Probizz.al
No Result
View All Result

Fëmijët nuk konsumojnë mjaftueshëm pemë e perime, prindërit këshillohen të mos i shmangin

July 28, 2026
in Lifestyle
0
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Linkedin

Një studim i publikuar në revistën BMJ Global Health ka zbuluar se shumica e fëmijëve në botë nuk konsumojnë sasinë e rekomanduar të pmëve, perimeve, bishtajoreve, arrave dhe farave, ka shkruar CNN.

Studiuesit analizuan të dhëna nga më shumë se 1.200 anketa ushqimore në 185 vende, duke konstatuar se, megjithëse ka pasur përmirësime gjatë viteve, shumica e fëmijëve ende ushqehen me shumë pak produkte bimore të shëndetshme.

Mjekja amerikane Leana Wen ka theksuar se pemët dhe perimet janë thelbësore për rritjen dhe zhvillimin e fëmijëve, pasi përmbajnë vitamina, minerale dhe fibra të nevojshme për organizmin.

“Fëmijët që krijojnë zakone të shëndetshme ushqimore që në moshë të vogël kanë më shumë gjasa t’i ruajnë ato edhe si të rritur, duke ulur rrezikun për sëmundje kronike si diabeti, sëmundjet e zemrës dhe disa lloje kanceri”, ka thënë ajo.

Sipas studimit, në SHBA foshnjat dhe fëmijët nën dy vjeç konsumojnë relativisht shumë pemë dhe perime, por ky konsum bie ndjeshëm me rritjen e tyre. Ekspertët e lidhin këtë me ndikimin e ushqimeve të përpunuara, reklamave dhe zakoneve që fëmijët krijojnë jashtë shtëpisë.

Wen ka thënë se është normale që fëmijët të jenë zgjedhës në ushqim dhe këshillon prindërit të mos dorëzohen.

“Mos e hiqni dorë nga një ushqim vetëm sepse fëmija e refuzoi një herë. Ofroni vazhdimisht pemë dhe perime, pa e detyruar. Sa më shumë t’i ekspozohen, aq më shumë rriten gjasat që t’i pranojnë”, u shpreh ajo.

Ajo rekomandon gjithashtu që fëmijët të përfshihen në blerjen dhe përgatitjen e ushqimit, pasi kjo rrit interesin e tyre për të provuar ushqime të reja.

A janë të sigurta pemët dhe perimet?

Studimi u publikua në të njëjtën kohë kur autoritetet shëndetësore në SHBA po hetojnë një shpërthim të infeksionit Cyclospora, një parazit që mund të shkaktojë diarre dhe probleme të traktit tretës.

Megjithatë, Wen ka theksuar se kjo nuk duhet t’i dekurajojë familjet të konsumojnë pemë dhe perime.

“Përfitimet shëndetësore nga konsumimi i pemëve dhe perimeve janë shumë më të mëdha se rreziku nga raste të rralla të infeksioneve ushqimore”, ka thënë ajo.

Ekspertja këshillon që produktet e freskëta të lahen mirë, të shmanget kontaminimi me mish të papërpunuar dhe të ndiqen gjithmonë njoftimet zyrtare për tërheqjen e produkteve nga tregu.Në përfundim, Wen u bën thirrje prindërve të mos synojnë përsosmërinë, por vazhdimësinë.

“Qëllimi nuk është që fëmijët të ushqehen në mënyrë perfekte sot, por të krijojnë zakone që do t’u shërbejnë për një jetë të tërë”, ka përfunduar ajo..Koha.net

Tags: femijetKonsumPerimeStudiues
ShareTweetShare

TE NGJASHME

Workplace i Facebook do të integrohet me Microsoft Teams
Social media

Gjykata gjermane vendos kundër Metës: Duhet të mbajë përgjegjësi për reklamat mashtruese në Facebook dhe Instagram

September 21, 2026
Vitamina C: Përfitimet e saj të mrekullueshme dhe në cilat ushqime e gjejmë
Keshilla Shendeti

Keni kolesterol të lartë? Ja çfarë duhet të dini për lëngun e portokallit

September 21, 2026
Vitamina C për lëkurën: Sa efektive janë vërtet serumet që përdorim?
Keshilla Shendeti

Vitamina C për lëkurën: Sa efektive janë vërtet serumet që përdorim?

September 19, 2026
Bajamet, pjesë e rutinës tuaj ushqyese
Keshilla Shendeti

Bajamet çdo ditë, ja si mund të ndikojnë në shëndet

September 16, 2026
Doni një ditë më produktive? Mos e nisni mëngjesin me telefon!
Keshilla Suksesi

Doni një ditë më produktive? Mos e nisni mëngjesin me telefon!

September 14, 2026
10 ushqime të pasura me magnez që ia vlen t’i përfshini më shpesh në dietë
Keshilla Shendeti

10 ushqime të pasura me magnez që ia vlen t’i përfshini më shpesh në dietë

September 13, 2026
Next Post
ANIO OIL & GAS – RIDIMENSIONIMI I INDUSTRISË SË NAFTËS NË SHQIPËRI

ANIO OIL & GAS – RIDIMENSIONIMI I INDUSTRISË SË NAFTËS NË SHQIPËRI

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TE FUNDIT

Robotët humanoidë po hyjnë në industri, por shitjet globale mbeten ende të kufizuara

Robotët humanoidë po hyjnë në industri, por shitjet globale mbeten ende të kufizuara

5 hours ago
Nga filmat, moti, Saranda dhe kursi i këmbimit/ Çfarë kërkuan më shumë shqiptarët në Google?

Google gjobitet me 403 milionë euro në Irlandë për përdorimin e të dhënave të vendndodhjes

6 hours ago
Vizitorët që duan të hyjnë në Venecia do paguajnë taksë 10 euro

Venecia shtrenjton hyrjen për turistët, tarifa mund të shkojë deri në 30 euro

6 hours ago
AMARILDO BAKALLI – PROFESIONIST I PUNIMEVE ME GIPS

AMARILDO BAKALLI – PROFESIONIST I PUNIMEVE ME GIPS

19 hours ago
Future2Tech, panairi i Teknologjisë, Inovacionit dhe Edukimit rikthehet për të katërtin vit rradhazi. Ja pse duhet të merrni pjesë!

Future2Tech, panairi i Teknologjisë, Inovacionit dhe Edukimit rikthehet për të katërtin vit rradhazi. Ja pse duhet të merrni pjesë!

1 day ago

TE REKOMANDUARA

    NA NDIQNI NE RRJETE SOCIALE

    Probizz.al

    © 2019-2024 Te gjitha te drejtat e rezervuara - Mundesuar nga Postjer Agency.

    TE TJERA

    • BIZNES
    • HISTORI SUKSESI
    • AKTUALITET
    • INTERVISTA
    • EKONOMI
    • EVENTE
    • BOTA

    NA NDIQNI

    No Result
    View All Result
    • FILLIMI
    • BIZNES
      • STARTUP
      • BIZNESE VIP
      • SME
    • HISTORI SUKSESI
      • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
      • TALENTE TE REJA
    • AKTUALITET
      • NJOFTIM I RENDESISHEM
      • DESTINACIONE
      • SPORT
    • INTERVISTA
      • KARRIERE
      • OPINIONE
      • INTERVISTE AKTUALITETI
    • EKONOMI
      • PUBLIKIME
      • RAPORTE
    • EVENTE
      • MARKETING
      • PANAIRE
      • TRAJNIME
    • BOTA
      • TEKNOLOGJI
      • RISI
      • SHKENCE
      • SHOW BIZZ
    • LIFESTYLE
      • KESHILLA SHENDETI
      • KESHILLA BUKURIE
      • KESHILLA SUKSESI
      • SOCIAL MEDIA

    © 2019-2024 Te gjitha te drejtat e rezervuara - Mundesuar nga Postjer Agency.

    Welcome Back!

    Login to your account below

    Forgotten Password? Sign Up

    Create New Account!

    Fill the forms below to register

    All fields are required. Log In

    Retrieve your password

    Please enter your username or email address to reset your password.

    Log In
    ProBizz sjell për ju kategorinë e re të promovimit të bizneseve shqiptare dhe diasporës
    Shiko Bizneset
    ProBizz sjell për ju kategorinë e re të promovimit të bizneseve shqiptare dhe ndërkombëtare
    Shiko Bizneset