• PROBIZZ
  • MARKETING
  • BIZNESE
  • KONTAKT
Monday, October 12, 2026
  • Login
  • Register
No Result
View All Result
ABONOHU
Probizz.al
  • FILLIMI
  • BIZNES
    • STARTUP
    • BIZNESE VIP
    • SME
  • HISTORI SUKSESI
    • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
    • TALENTE TE REJA
  • AKTUALITET
    • NJOFTIM I RENDESISHEM
    • DESTINACIONE
    • SPORT
  • INTERVISTA
    • KARRIERE
    • OPINIONE
    • INTERVISTE AKTUALITETI
  • EKONOMI
    • PUBLIKIME
    • RAPORTE
  • EVENTE
    • MARKETING
    • PANAIRE
    • TRAJNIME
  • BOTA
    • TEKNOLOGJI
    • RISI
    • SHKENCE
    • SHOW BIZZ
  • LIFESTYLE
    • KESHILLA SHENDETI
    • KESHILLA BUKURIE
    • KESHILLA SUKSESI
    • SOCIAL MEDIA
  • FILLIMI
  • BIZNES
    • STARTUP
    • BIZNESE VIP
    • SME
  • HISTORI SUKSESI
    • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
    • TALENTE TE REJA
  • AKTUALITET
    • NJOFTIM I RENDESISHEM
    • DESTINACIONE
    • SPORT
  • INTERVISTA
    • KARRIERE
    • OPINIONE
    • INTERVISTE AKTUALITETI
  • EKONOMI
    • PUBLIKIME
    • RAPORTE
  • EVENTE
    • MARKETING
    • PANAIRE
    • TRAJNIME
  • BOTA
    • TEKNOLOGJI
    • RISI
    • SHKENCE
    • SHOW BIZZ
  • LIFESTYLE
    • KESHILLA SHENDETI
    • KESHILLA BUKURIE
    • KESHILLA SUKSESI
    • SOCIAL MEDIA
No Result
View All Result
Probizz.al
No Result
View All Result

Pranimi pa kriter i punëtorëve të huaj, një zgjidhje e rreme për tregun e punës

October 11, 2026
in Ekonomi
0
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Linkedin

Nga: Zef Preçi

Nëse bizneset i përdorin punëtorët e huaj për të ruajtur nivelet e ulëta të pagave, për të shmangur investimet në trajnim ose për të shtyrë përmirësimin e kushteve të punës, atëherë zgjidhja kthehet në problem. Presioni mbi pagat është një rrezik real dhe evident, sidomos në sektorët me kualifikim të ulët, ku punëdhënësi ka nxitje të zgjedhë punën më të lirë në vend që të ndërtojë marrëdhënie më të qëndrueshme pune me punëtorët vendas…

Migrimi hyrës i punëtorëve të huaj po paraqitet gjithnjë e më shpesh si një zgjidhje pragmatike për mungesat në tregun e punës në Shqipëri. Në pamje të parë, kjo duket si një përgjigje e natyrshme ndaj boshllëqeve që kanë krijuar emigrimi masiv, plakja e popullsisë aktive dhe vështirësitë e bizneseve për të gjetur fuqi punëtore. Megjithatë, pranimi pa kriter i punëtorëve të huaj, pa standarde të forta mbrojtëse dhe pa një strategji të qartë shtetërore, nuk përbën zgjidhje të qëndrueshme. Ai mund të lehtësojë mungesat afatshkurtra, por njëkohësisht mund të thellojë problemet ekzistuese të pagave të ulëta, informalitetit dhe cilësisë së dobët të punësimit.

Të dhënat tregojnë se Shqipëria po përballet realisht me mungesa të fuqisë punëtore. Sipas një analize të UNDP-së për vitin 2025, 94.9% e ndërmarrjeve që kërkuan të rekrutonin raportuan vështirësi në plotësimin e vendeve të lira të punës, ndërsa 43.5% raportuan mungesë aftësish të stafit ekzistues. Punëtorët e huaj janë përqendruar kryesisht në prodhim, ndërtim, tregti, akomodim dhe shërbime turistike, pra në sektorët ku presioni për të gjetur punonjës është më i lartë. Ky është një realitet që nuk mund të mohohet. Por po aq e vërtetë është se punësimi i të huajve në Shqipëri nuk duhet të shihet si zëvendësim i reformave të munguara në tregun e punës.

Në parim, ardhja e punëtorëve të huaj mund të sjellë disa përfitime. Ajo mund të ndihmojë bizneset të ruajnë vijimësinë e aktivitetit të bizneseve, të mos humbasin kontrata dhe të mbajnë gjallë sektorë të tërë që sot vuajnë nga mungesa e stafit. Nëse punësimi është formal, kjo mund të përkthehet edhe në më shumë kontribute në sigurimet shoqërore, më shumë të ardhura tatimore dhe më shumë konsum në ekonomi. Në raste të caktuara, punëtorët migrantë mund të sjellin edhe përvojë teknike, njohuri profesionale dhe aftësi që mungojnë në tregun vendas. Pikërisht për këtë arsye, asnjë analizë serioze nuk mund të mbajë një qëndrim kategorik kundër ardhjes së tyre.

Problemi nis kur ky fenomen trajtohet si një zgjidhje universale për çdo mungesë të punëtorëve. Nëse bizneset i përdorin punëtorët e huaj për të ruajtur nivelet e ulëta të pagave, për të shmangur investimet në trajnim ose për të shtyrë përmirësimin e kushteve të punës, atëherë zgjidhja kthehet në problem. Presioni mbi pagat është një rrezik real dhe evident, sidomos në sektorët me kualifikim të ulët, ku punëdhënësi ka nxitje të zgjedhë punën më të lirë në vend që të ndërtojë marrëdhënie më të qëndrueshme pune me punëtorët vendas. Në ekonominë shqiptare kjo nuk është një frikë teorike; është një prirje që shihet prej vitesh në forma të ndryshme, shpesh e maskuar nga retorika e mungesës së fuqisë punëtore dhe e nxitur nga një lloj internacionalizmi i qeverisë së z. Rama.

Po aq serioz është rreziku i shfrytëzimit. Punësimi informal, kontratat fiktive, nëndeklarimi i pagës, orët e punës të tepërta, kushtet e strehimit të papërshtatshme dhe mungesa e mbrojtjes juridike janë probleme që prekin ende një pjesë të konsiderueshme të punësimit në vend. Në këto kushte, punëtorët migrantë janë edhe më të ekspozuar, sepse zakonisht varen më shumë nga ndërmjetësit, agjencitë e rekrutimit, ndër ta edhe rrjetet mafioze të tregut të prostitucionit dhe trafikimit të qenieve njerëzore, dhe vetë punëdhënësit. Përvoja ndërkombëtare tregon se tarifat dhe kostot e larta të rekrutimit mund t’i fusin punëtorët në borxh dhe t’i bëjnë më të cenueshëm ndaj formave të ndryshme të varësisë dhe punës së detyruar. Shqipëria nuk ka ende garanci të mjaftueshme institucionale që kjo të mos ndodhë në shkallë më të gjerë.

Në këtë debat duhet parë qartë edhe pyetja se kush fiton dhe kush humbet. Përfituesit e parë janë bizneset që kanë mungesa të menjëhershme stafi dhe që arrijnë të plotësojnë më shpejt vendet e lira, si p.sh. bizneset e industrisë fason. Teorikisht, përfitim mund të kenë edhe konsumatorët, nëse ruhet oferta e shërbimeve dhe shmangen çmime më të larta. Vetë punëtorët e huaj mund të përfitojnë nga mundësia për të siguruar të ardhura, sidomos nëse punësohen në mënyrë të rregullt dhe me të drejta të garantuara. Shteti gjithashtu mund të përfitojë nëse punësimi formalizohet dhe paguhen rregullisht tatimet e kontributet e sigurimeve shoqërore. Por humbësit mund të jenë të shumtë: punëtorët shqiptarë me kualifikim të ulët, sepse humbasin fuqi negociuese për pagat e punës; vetë migrantët, që rrezikojnë të përfundojnë në marrëdhënie pune abuzive; dhe në fund edhe ekonomia jonë kombëtare, sepse po zëvendëson produktivitetin me krahë pune të lirë.

Lidhja midis këtij fenomeni dhe emigrimit të shqiptarëve është thelbësore. Ardhja e punëtorëve të huaj nuk e zëvendëson automatikisht largimin e shqiptarëve. Përkundrazi, mund të bashkëjetojë me të dhe madje ta fshehë përkohësisht problemin themelor. I njëjti raport i UNDP-së tregon se, në një periudhë 12-mujore, rreth 10,551 punonjës të ndërmarrjeve të anketuara u larguan për emigrim, ndërsa janë regjistruar vetëm 4,697 të punësuar të kthyer nga emigrimi. Kjo do të thotë se tregu ynë i punës po humbet njerëz në moshë aktive dhe me përvojë, ndërsa zëvendësimi i tyre me fuqi punëtore më të lirë nuk e zgjidh arsyen pse ata ikën: pagat e pamjaftueshme, kushtet jo tërheqëse të punës, mungesa e sigurisë dhe mundësitë e kufizuara për zhvillim profesional.

Edhe përvoja e vendeve të zhvilluara e konfirmon këtë. Importimi i fuqisë punëtore mund të ndihmojë ekonominë, por vetëm kur shoqërohet me paga të drejta, mbrojtje ligjore dhe politika integrimi. Historia e programeve të punësimit të huaj në Evropë, veçanërisht ajo e Gjermanisë Perëndimore me “Gastarbeiter”, tregon se programet e paraqitura si të përkohshme shpesh prodhojnë vendosje afatgjatë dhe kërkojnë planifikim social shumë më të thellë nga sa mendohet në fillim. Një shtet serioz nuk planifikon vetëm hyrjen e punëtorit, por edhe kushtet e jetës së tij, bashkimin familjar, aksesin në strehim, njohjen e gjuhës, arsimimin dhe shërbimin shëndetësor. Kur këto lihen pas dore, kostoja sociale dhe politike shfaqet më vonë dhe është shumë më e lartë. Natyrisht, këtu nuk e kam fjalën për rrezikun që paraqesin disa investime grandioze në bregdetin shqiptar me origjinë izraelite, të pompuara nga propaganda qeveritare e që rrezikojnë të krijojnë enklava të mbyllura hebrenjsh, gjë që bie ndesh me Kushtetutën dhe cenon tërësinë territoriale të vendit.

Edhe rajoni ynë po ofron mësime të vlefshme në lidhje me migracionin. Vendet e Ballkanit Perëndimor po shndërrohen gradualisht nga vende që eksportojnë fuqi punëtore në vendet perëndimore, që njëkohësisht pranojnë gjithnjë e më shumë punëtorë të huaj. Midis viteve 2018 dhe 2024, numri i lejeve të punës për të huajt në rajon u rrit nga rreth 40,000 në mbi 100,000. Megjithatë, paradoksi mbetet i njëjtë: edhe pse po vijnë më shumë punëtorë të huaj, qytetarët vendas, sidomos ata të kualifikuar, vazhdojnë të largohen. Analizat e FMN-së theksojnë se mungesat në tregun e punës nuk lidhen vetëm me emigrimin, por edhe me mospërputhjen mes aftësive, vendeve ku jetojnë të papunët dhe kërkesave konkrete të bizneseve.

Para se të zgjerohet pa kriter pranimi i fuqisë punëtore nga jashtë, qeveria duhet t’u përgjigjet disa pyetjeve të thjeshta publike: në cilët sektorë mungojnë realisht punëtorët, çfarë pagash ofrohen, sa prej tyre punësohen me kontratë e sigurime, ku dhe në çfarë kushtesh strehohen, si kontrollohen agjencitë ndërmjetëse dhe sa shkelje janë konstatuar e ndëshkuar? Pa këto përgjigje, “mungesa e fuqisë punëtore” rrezikon të shndërrohet në justifikim për të ruajtur një model ekonomik të tejkaluar në kohë, pse jo edhe tashmë të dështuar, që nuk paguan mjaftueshëm, nuk investon në aftësi dhe nuk respekton dinjitetin e punës.

Shqipëria nuk ka nevojë thjesht për më shumë punëtorë; ajo ka nevojë për më shumë punë të denjë, produktive dhe të mbrojtur për këdo që punon në këtë vend.

Përfundimisht, mendoj se është koha për përgjegjësi publike nga ana e qeverisë dhe për përgjegjësi të biznesit: para se të liberalizohet më tej rekrutimi nga jashtë, shteti duhet të publikojë të dhëna për sektorët me mungesa reale, numrin e lejeve, pagat, kushtet e strehimit dhe shkeljet e konstatuara në këtë fushë.

pamfleti.net

Tags: AnalizePunetoreTehuajTregzefpreci
ShareTweetShare

TE NGJASHME

Investimet turke në Shqipëri arrijnë në 111 milionë euro, Ibrahimaj kërkon më shumë investime direkte
Ekonomi

Investimet turke në Shqipëri arrijnë në 111 milionë euro, Ibrahimaj kërkon më shumë investime direkte

October 10, 2026
10 bankat më të mëdha në botë për vitin 2026!
Bota

10 bankat më të mëdha në botë për vitin 2026!

October 10, 2026
Fermerët përfitojnë 12.2 mln euro – Kompensimi 10% vijon deri më 31 dhjetor për furnizimet bujqësore
Ekonomi

Fermerët përfitojnë 12.2 mln euro – Kompensimi 10% vijon deri më 31 dhjetor për furnizimet bujqësore

October 9, 2026
Industritë kreative zënë 4.31% të ekonomisë shqiptare, IT dhe softueri udhëheqin rritjen
Ekonomi

Industritë kreative zënë 4.31% të ekonomisë shqiptare, IT dhe softueri udhëheqin rritjen

October 7, 2026
Shqipëria, ndër vendet me konsumin më të ulët të energjisë për familje në Europë
Ekonomi

Shqipëria, ndër vendet me konsumin më të ulët të energjisë për familje në Europë

October 7, 2026
BSH: Pagesat elektronike mund të kursejnë 38.7 miliardë lekë në vit
Ekonomi

BSH: Pagesat elektronike mund të kursejnë 38.7 miliardë lekë në vit

October 6, 2026
Next Post
Apple përgatitet për iPhone Duo, zhvilluesit duhet të përshtatin aplikacionet për ekranin e palosshëm

Apple përgatitet për iPhone Duo, zhvilluesit duhet të përshtatin aplikacionet për ekranin e palosshëm

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TE FUNDIT

Apple përgatitet për iPhone Duo, zhvilluesit duhet të përshtatin aplikacionet për ekranin e palosshëm

Apple përgatitet për iPhone Duo, zhvilluesit duhet të përshtatin aplikacionet për ekranin e palosshëm

14 hours ago
Pranimi pa kriter i punëtorëve të huaj, një zgjidhje e rreme për tregun e punës

Pranimi pa kriter i punëtorëve të huaj, një zgjidhje e rreme për tregun e punës

17 hours ago
Investimet turke në Shqipëri arrijnë në 111 milionë euro, Ibrahimaj kërkon më shumë investime direkte

Investimet turke në Shqipëri arrijnë në 111 milionë euro, Ibrahimaj kërkon më shumë investime direkte

2 days ago
10 bankat më të mëdha në botë për vitin 2026!

10 bankat më të mëdha në botë për vitin 2026!

2 days ago
La punën me pagë gjashtëshifrore në Amazon ndërsa ishte shtatzënë! Sot po ndërton një startup me Inteligjencë Artificiale që synon miliarda

La punën me pagë gjashtëshifrore në Amazon ndërsa ishte shtatzënë! Sot po ndërton një startup me Inteligjencë Artificiale që synon miliarda

3 days ago

TE REKOMANDUARA

    NA NDIQNI NE RRJETE SOCIALE

    Probizz.al

    © 2019-2024 Te gjitha te drejtat e rezervuara - Mundesuar nga Postjer Agency.

    TE TJERA

    • BIZNES
    • HISTORI SUKSESI
    • AKTUALITET
    • INTERVISTA
    • EKONOMI
    • EVENTE
    • BOTA

    NA NDIQNI

    No Result
    View All Result
    • FILLIMI
    • BIZNES
      • STARTUP
      • BIZNESE VIP
      • SME
    • HISTORI SUKSESI
      • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
      • TALENTE TE REJA
    • AKTUALITET
      • NJOFTIM I RENDESISHEM
      • DESTINACIONE
      • SPORT
    • INTERVISTA
      • KARRIERE
      • OPINIONE
      • INTERVISTE AKTUALITETI
    • EKONOMI
      • PUBLIKIME
      • RAPORTE
    • EVENTE
      • MARKETING
      • PANAIRE
      • TRAJNIME
    • BOTA
      • TEKNOLOGJI
      • RISI
      • SHKENCE
      • SHOW BIZZ
    • LIFESTYLE
      • KESHILLA SHENDETI
      • KESHILLA BUKURIE
      • KESHILLA SUKSESI
      • SOCIAL MEDIA

    © 2019-2024 Te gjitha te drejtat e rezervuara - Mundesuar nga Postjer Agency.

    Welcome Back!

    Login to your account below

    Forgotten Password? Sign Up

    Create New Account!

    Fill the forms below to register

    All fields are required. Log In

    Retrieve your password

    Please enter your username or email address to reset your password.

    Log In
    ProBizz sjell për ju kategorinë e re të promovimit të bizneseve shqiptare dhe diasporës
    Shiko Bizneset
    ProBizz sjell për ju kategorinë e re të promovimit të bizneseve shqiptare dhe ndërkombëtare
    Shiko Bizneset