• PROBIZZ
  • MARKETING
  • BIZNESE
  • KONTAKT
Sunday, October 18, 2026
  • Login
  • Register
No Result
View All Result
ABONOHU
Probizz.al
  • FILLIMI
  • BIZNES
    • STARTUP
    • BIZNESE VIP
    • SME
  • HISTORI SUKSESI
    • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
    • TALENTE TE REJA
  • AKTUALITET
    • NJOFTIM I RENDESISHEM
    • DESTINACIONE
    • SPORT
  • INTERVISTA
    • KARRIERE
    • OPINIONE
    • INTERVISTE AKTUALITETI
  • EKONOMI
    • PUBLIKIME
    • RAPORTE
  • EVENTE
    • MARKETING
    • PANAIRE
    • TRAJNIME
  • BOTA
    • TEKNOLOGJI
    • RISI
    • SHKENCE
    • SHOW BIZZ
  • LIFESTYLE
    • KESHILLA SHENDETI
    • KESHILLA BUKURIE
    • KESHILLA SUKSESI
    • SOCIAL MEDIA
  • FILLIMI
  • BIZNES
    • STARTUP
    • BIZNESE VIP
    • SME
  • HISTORI SUKSESI
    • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
    • TALENTE TE REJA
  • AKTUALITET
    • NJOFTIM I RENDESISHEM
    • DESTINACIONE
    • SPORT
  • INTERVISTA
    • KARRIERE
    • OPINIONE
    • INTERVISTE AKTUALITETI
  • EKONOMI
    • PUBLIKIME
    • RAPORTE
  • EVENTE
    • MARKETING
    • PANAIRE
    • TRAJNIME
  • BOTA
    • TEKNOLOGJI
    • RISI
    • SHKENCE
    • SHOW BIZZ
  • LIFESTYLE
    • KESHILLA SHENDETI
    • KESHILLA BUKURIE
    • KESHILLA SUKSESI
    • SOCIAL MEDIA
No Result
View All Result
Probizz.al
No Result
View All Result

Lekët “ndajnë” shqiptarët/ Të pasurit kanë gati 5 herë më shumë të ardhura se të varfërit. Jemi mbi BE

October 17, 2026
in Ekonomi
0
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Linkedin

Në Shqipëri, 20% e popullsisë me të ardhurat më të larta përfiton pothuajse pesë herë më shumë sesa 20% me të ardhurat më të ulëta. Edhe pse hendeku ekonomik mes dy grupeve është ngushtuar ndjeshëm gjatë dekadës së fundit, viti 2025 ka sjellë një kthesë të lehtë, duke ndërprerë prirjen e vazhdueshme të uljes së pabarazisë.

Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave, të analizuara në krahasim me ato të Eurostat, raporti i të ardhurave mes 20% më të pasur dhe 20% më të varfër të popullsisë shqiptare arriti në 4.83 herë në vitin 2025,

Ky tregues, mat sa herë më të mëdha janë të ardhurat totale të grupit më të pasur krahasuar me grupin më të varfër, pasi merren parasysh taksat, transfertat sociale dhe përbërja e familjeve. Për ta kuptuar më thjeshtë, nëse 20% e popullsisë më të varfër do të siguronte së bashku 100 lekë të ardhura, grupi i 20% më të pasurve do të siguronte 483 lekë.

Nga 7.5 në 4.83 herë, si ndryshoi pabarazia në nëntë vite?

Të dhënat e INSTAT të analizuara nga “Scan Intel” tregojnë se Shqipëria ka bërë përparim të konsiderueshëm në ngushtimin e hendekut të të ardhurave ndër vite. Në vitin 2017, raporti ishte 7.5 herë, që do të thotë se të ardhurat e grupit më të pasur ishin shtatë herë e gjysmë më të larta se ato të grupit më të varfër.

Në vitet pasuese, diferenca ka ardhur duke u zvogëluar, duke zbritur në 6.4 herë në vitin 2019, në 5.7 herë në vitin 2021 dhe në 5 herë në vitin 2023. Në vitin 2024, treguesi arriti në 4.79 herë, nivelin më të ulët të regjistruar në periudhën 2017-2025.

Shqipëria mbi mesataren e BE-së, por larg vendeve me hendekun më të madh

“Scan Intel” nisur nga këto shifra ka kryqëzuar të dhënat e INSTAT me ato të EUROSTAT për të parë diferencat. Krahasimi me vendet europiane tregon se pabarazia e të ardhurave nuk është vetëm një problem shqiptar. Megjithatë, diferencat ndërmjet vendeve janë të konsiderueshme.

Në vitin 2025, raporti mes të ardhurave të 20% më të pasur dhe 20% më të varfër ishte 4.62 herë në Bashkimin Europian, nga 4.66 herë një vit më parë. Pra, ndërsa në Shqipëri hendeku u zgjerua lehtë, në nivel të BE-së u regjistrua një ngushtim i vogël.

Pabarazia më e lartë ndër vendet e Bashkimit Europian regjistrohet në Bullgari, ku grupi më i pasur siguron 6.94 herë të ardhurat e grupit më të varfër. Pas saj renditen Letonia, me 6.68 herë, dhe Lituania, me 6.54 herë. Edhe disa prej ekonomive më të mëdha europiane kanë diferenca më të theksuara se Shqipëria. Në Spanjë raporti arrin në 5.24 herë, në Greqi në 5.17 herë dhe në Itali në 5.13 herë. Ndërkohë, Shqipëria ndodhet shumë pranë Portugalisë, ku raporti është 4.86 herë, dhe Kroacisë, ku arrin në 4.78 herë.

Në skajin tjetër të renditjes europiane qëndron Belgjika, me raportin më të ulët, prej 3.25 herësh. Pas saj vijnë Sllovakia dhe Çekia, përkatësisht me 3.27 dhe 3.34 herë. Kjo do të thotë se hendeku relativ i të ardhurave në Bullgari është më shumë se dyfishi i atij në Belgjikë, duke evidentuar diferencat e mëdha në mënyrën e shpërndarjes së të ardhurave brenda vendeve europiane.

Pabarazia më e lartë te popullsia nën 65 vjeç

Një tjetër element interesant i të dhënave të INSTAT lidhet me diferencat e të ardhurave sipas grupmoshave. Për individët nën 65 vjeç, raporti ndërmjet më të pasurve dhe më të varfërve arriti në 5.16 herë gjatë vitit 2025, nga 5.05 herë në vitin 2024. Në të kundërt, për popullsinë mbi 65 vjeç, raporti ishte 3.52 herë, duke shënuar një rënie minimale nga 3.53 herë një vit më parë.

Kjo tregon se pabarazia e të ardhurave është dukshëm më e theksuar brenda popullsisë në moshë më të re sesa brenda grupit të të moshuarve. Megjithatë, një raport më i ulët nuk nënkupton domosdoshmërisht të ardhura më të larta apo kushte më të mira jetese për pensionistët, por vetëm diferenca më të vogla ndërmjet individëve të së njëjtës grupmoshë.

Rritja ekonomike nuk mjafton për të ulur pabarazinë

Megjithëse Shqipëria ka shënuar një ngushtim të rëndësishëm të hendekut të të ardhurave krahasuar me vitin 2017, përmirësimi nuk ka qenë i mjaftueshëm për ta vendosur vendin nën mesataren europiane.

Të dhënat e vitit 2025 tregojnë se rritja e të ardhurave dhe ulja e pabarazisë nuk ecin domosdoshmërisht me të njëjtin ritëm.

Ndërsa të ardhurat mesatare të popullsisë shqiptare janë rritur, përfitimet e kësaj rritjeje nuk janë shpërndarë në mënyrë të barabartë ndërmjet shtresave të shoqërisë. Në të njëjtën kohë, 19% e popullsisë vijon të jetë në rrezik për varfëri relative. Përvoja europiane tregon se diferencat e të ardhurave ndryshojnë ndjeshëm nga një vend në tjetrin dhe ndikohen, ndër të tjera, nga tregu i punës, struktura e pagave, sistemi i taksave dhe transfertat sociale.

Për Shqipërinë, sfida nuk është vetëm vazhdimi i rritjes ekonomike, por edhe krijimi i kushteve që të ardhurat e shtresave me nivelin më të ulët ekonomik të rriten mjaftueshëm për të ngushtuar hendekun me pjesën tjetër të popullsisë./Scan

Tags: pasurShqiptarevarfer
ShareTweetShare

TE NGJASHME

Presionet e dollarit dobësojnë Bitcoin-in
Ekonomi

Presionet e dollarit dobësojnë Bitcoin-in

October 15, 2026
Ligji i ri për konsumatorët, krijohet agjenci kombëtare dhe vendosen rregulla kundër uljeve fiktive të çmimeve
Ekonomi

Ligji i ri për konsumatorët, krijohet agjenci kombëtare dhe vendosen rregulla kundër uljeve fiktive të çmimeve

October 14, 2026
Dacia Sandero mban fronin në Evropë, lë pas Volkswagen Golf dhe Tesla Model Y
AUTO

Dacia Sandero mban fronin në Evropë, lë pas Volkswagen Golf dhe Tesla Model Y

October 14, 2026
Italia do 165 mijë punonjës – Nga 23 tetori, mundësi edhe për shqiptarët
Ekonomi

Italia do 165 mijë punonjës – Nga 23 tetori, mundësi edhe për shqiptarët

October 14, 2026
A ia vlen të blesh një apartament për ta dhënë me qira
Ekonomi

Qiratë në Shqipëri u rritën dy herë më shpejt se mesatarja e BE-së

October 13, 2026
Robert E. Hall dhe Michael Woodford fitojnë Nobelin në Ekonomi 2026, vlerësohen për kontributin në stabilitetin ekonomik
Ekonomi

Robert E. Hall dhe Michael Woodford fitojnë Nobelin në Ekonomi 2026, vlerësohen për kontributin në stabilitetin ekonomik

October 12, 2026
Next Post
Ekspozita në Gjilan “Tetori Rozë – Ngjyrat Shërojnë”, arti në shërbim të jetës dhe humanizmit

Ekspozita në Gjilan “Tetori Rozë – Ngjyrat Shërojnë”, arti në shërbim të jetës dhe humanizmit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TE FUNDIT

Elon Musk prezanton “Roadster”-in futurist: Makina e së ardhmes që synon të sfidojë edhe gravitetin

Elon Musk prezanton “Roadster”-in futurist: Makina e së ardhmes që synon të sfidojë edhe gravitetin

15 hours ago
Ekspozita në Gjilan “Tetori Rozë – Ngjyrat Shërojnë”, arti në shërbim të jetës dhe humanizmit

Ekspozita në Gjilan “Tetori Rozë – Ngjyrat Shërojnë”, arti në shërbim të jetës dhe humanizmit

16 hours ago
Lekët “ndajnë” shqiptarët/ Të pasurit kanë gati 5 herë më shumë të ardhura se të varfërit. Jemi mbi BE

Lekët “ndajnë” shqiptarët/ Të pasurit kanë gati 5 herë më shumë të ardhura se të varfërit. Jemi mbi BE

16 hours ago
Volkswagen tërheq mijëra makina elektrike, bateritë me defekt mund të shkaktojnë zjarr

Volkswagen tërheq mijëra makina elektrike, bateritë me defekt mund të shkaktojnë zjarr

17 hours ago
Pajisja e parë e OpenAI mund të kushtojë 300–400 dollarë

Geoffrey Hinton ngre alarmin për inteligjencën artificiale: Ekziston rreziku që njerëzimi të humbasë kontrollin

3 days ago

TE REKOMANDUARA

    NA NDIQNI NE RRJETE SOCIALE

    Probizz.al

    © 2019-2024 Te gjitha te drejtat e rezervuara - Mundesuar nga Postjer Agency.

    TE TJERA

    • BIZNES
    • HISTORI SUKSESI
    • AKTUALITET
    • INTERVISTA
    • EKONOMI
    • EVENTE
    • BOTA

    NA NDIQNI

    No Result
    View All Result
    • FILLIMI
    • BIZNES
      • STARTUP
      • BIZNESE VIP
      • SME
    • HISTORI SUKSESI
      • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
      • TALENTE TE REJA
    • AKTUALITET
      • NJOFTIM I RENDESISHEM
      • DESTINACIONE
      • SPORT
    • INTERVISTA
      • KARRIERE
      • OPINIONE
      • INTERVISTE AKTUALITETI
    • EKONOMI
      • PUBLIKIME
      • RAPORTE
    • EVENTE
      • MARKETING
      • PANAIRE
      • TRAJNIME
    • BOTA
      • TEKNOLOGJI
      • RISI
      • SHKENCE
      • SHOW BIZZ
    • LIFESTYLE
      • KESHILLA SHENDETI
      • KESHILLA BUKURIE
      • KESHILLA SUKSESI
      • SOCIAL MEDIA

    © 2019-2024 Te gjitha te drejtat e rezervuara - Mundesuar nga Postjer Agency.

    Welcome Back!

    Login to your account below

    Forgotten Password? Sign Up

    Create New Account!

    Fill the forms below to register

    All fields are required. Log In

    Retrieve your password

    Please enter your username or email address to reset your password.

    Log In
    ProBizz sjell për ju kategorinë e re të promovimit të bizneseve shqiptare dhe diasporës
    Shiko Bizneset
    ProBizz sjell për ju kategorinë e re të promovimit të bizneseve shqiptare dhe ndërkombëtare
    Shiko Bizneset