• PROBIZZ
  • MARKETING
  • BIZNESE
  • KONTAKT
Saturday, October 24, 2026
  • Login
  • Register
No Result
View All Result
ABONOHU
Probizz.al
  • FILLIMI
  • BIZNES
    • STARTUP
    • BIZNESE VIP
    • SME
  • HISTORI SUKSESI
    • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
    • TALENTE TE REJA
  • AKTUALITET
    • NJOFTIM I RENDESISHEM
    • DESTINACIONE
    • SPORT
  • INTERVISTA
    • KARRIERE
    • OPINIONE
    • INTERVISTE AKTUALITETI
  • EKONOMI
    • PUBLIKIME
    • RAPORTE
  • EVENTE
    • MARKETING
    • PANAIRE
    • TRAJNIME
  • BOTA
    • TEKNOLOGJI
    • RISI
    • SHKENCE
    • SHOW BIZZ
  • LIFESTYLE
    • KESHILLA SHENDETI
    • KESHILLA BUKURIE
    • KESHILLA SUKSESI
    • SOCIAL MEDIA
  • FILLIMI
  • BIZNES
    • STARTUP
    • BIZNESE VIP
    • SME
  • HISTORI SUKSESI
    • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
    • TALENTE TE REJA
  • AKTUALITET
    • NJOFTIM I RENDESISHEM
    • DESTINACIONE
    • SPORT
  • INTERVISTA
    • KARRIERE
    • OPINIONE
    • INTERVISTE AKTUALITETI
  • EKONOMI
    • PUBLIKIME
    • RAPORTE
  • EVENTE
    • MARKETING
    • PANAIRE
    • TRAJNIME
  • BOTA
    • TEKNOLOGJI
    • RISI
    • SHKENCE
    • SHOW BIZZ
  • LIFESTYLE
    • KESHILLA SHENDETI
    • KESHILLA BUKURIE
    • KESHILLA SUKSESI
    • SOCIAL MEDIA
No Result
View All Result
Probizz.al
No Result
View All Result

Erdhi pranvera, ja ushqimet e duhura! Dietologia Enkeleida Ferrollari flet për ProBizz

April 7, 2021
in Aktualitet, Intervista
0
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Linkedin

Sfida mes zgjedhjes së ushqimeve të shëndetshme ose jo është dhe bëhet gjithnjë e më e vështirë sidomos në fillimin e stinës së pranverës, teksa i afrohemi akoma më shumë asaj të verës. Ne kemi intervistuar dietologen e njohur Enkeleida Ferrollari për të na sugjeruar se si duhet të ushqehemi në këtë periudhë, cilat ushqime duhet apo jo të konsumojmë dhe nga çfarë duhet të bëjmë kujdes.

1. Çfarë ju bëri të zgjidhni një karrierë në lidhje me të ushqyerit?

Ajo që më bëri të zgjedh këtë karrierë është së pari shkollimi im, por edhe rëndësia që ka sot mënyra e të ushqyerit dhe stili i jetesës. Jetojmë në shekullin e statistikave të larta të obezitetit dhe të problemeve me kequshqyerjen si edhe të statistikave të larta të patologjive të lidhura me të.

2. Cilat aspekte të të ushqyerit mendoni se janë më të rëndësishme për t’u adresuar kur këshilloheni me klientët?

Mënyra e të ushqyerit dhe stili i jetës janë faktorë shumë të rëndësishëm për të patur shëndet dhe cilësi jete të mirë. Mirëushqyerja ndihmon për të parandaluar dhe përmirësuar patologji të ndryshme. Mirëushqyerje do të thotë përzgjedhja dhe ngrënia në mënyrë të larmishme dhe të ekuilibruar. Organizmi ynë ka nevojë për energji dhe për të gjithë përbërësit makro dhe mikro ushqyes, të cilat i siguron nga ushqimi. Për të qenë të shëndetshëm duhet të ruajmë ekulibrin e sasisë së energjisë që marrim nga ushqimi dhe asaj që harxhojmë gjatë ditës. Por një rëndësi të veçantë ka edhe ruajtja e raporteve të përbërsve makroushqyes që marrim gjatë ditës duke mos eleminuar apo duke mos marrë asnjë element më pak apo më shumë nga sa organizmi ka nevojë. Ushqim i ekulibruar është kur  55-60% të kalorive ditore e marrim nga karbohidratet, 30% të kalorive ditore nga yndyrnat dhe 20% të kalorive ditore nga proteinat.

3. Si do ta këshillonit një klient të përfshinte suplemente ushqimore në dietën e tij?

Mënyra më e mirë për të plotësuar nevojat ditore me elementët mikroushqyes është nëpërmjet ushqimit. Nëse ushqehemi me një dietë të ekulibruar nuk kemi nevojë për suplemente ushqimore. Suplementet ushqimore do t’i rekomandoja në rastet e mungesave dhe me rekomandimin e mjekut.

4. Ku duhet të përqendrohemi më shumë në mbajtjen e një diete për të arritur qëllimin tonë?

Nëse kemi probleme mbipeshe apo obeziteti, për të arritur peshën e shëndetshme është e nevojshme trajtimi me një dietë hipokalorike të ekulibruar. Një dietë hipokalorike e ekuilibruar do të thotë një dietë me një sasi kalorish më pak nga sa ne kemi nevojë në ditë që përkthehet në racione më të vogla dhe duke i marrë të gjitha ushqimet pa eleminuar asnjë.

5. Tani që gjendemi në kohë pandemie, çfarë ushqimesh këshilloni? Sa janë ndërgjegjësuar qytetarët për të marrë ushqimet e duhura?

Për përballimin e pandemisë është e domosdoshme të kemi një sistem imunitar të mirë në mënyrë që organizmi të përballojë sulmet e virusit. Për të patur një sistem imunitar të mirë është e domosdoshme ushqyerja e shëndetshme, me një ushqim të ekulibruar, të mos eleminojmë ushqimet nga menuja jonë e përditshme dhe të kontrollojmë sasinë e ngrënies së yndyrnave shtazore në formën e gjalpit, të dhjamit, etj. Duhet të hamë larmishmëri frutash dhe zarzavatesh të stinës, të të gjitha ngjyrave, të jemi të kujdesshëm me sasinë e mishit të kuq që hamë, duke e pakësuar sasinë dhe shpeshtinë gjatë javë. Proteinat t’i sigurojmë nga mishi i pulës, peshku, bishtajoret si fasulet, thjerrzat, bizelet, qiqrrat, etj.

6. Çfarë aspektesh pozitive ka mbajtja e një diete në pranverë?

Mbajtja e një diete të ekuilibruar është shumë e rëndësishme jo vetëm në pranverë por gjatë gjithë vitit. Pranvera është stina që fillojnë të rriten temperaturat, vishemi më pak ç’ka bën që të na dalin në pah më shumë format e trupit me kilet e shtuar gjatë dimrit. Gjithashtu është stina që përgatitemi për verën dhe sezonin e plazhit ku na pëlqen të kemi forma më të mira trupore, por është edhe stina që gabojmë më shumë me dietat duke u drejtuar tek dietat e shpejta, të pakontrolluara dhe të dëmshme për organizmin.

7. Cilat janë ato ushqime që duhet të konsumojmë në pranverë dhe sa porcione në ditë?

Ushqimi duhet të shkojë në harmoni me stinët. Në çdo stinë duhet të hamë frutat dhe zarzavatet e stinës, në mënyrë që t’i marrim më të plota vlerat ushqyese. Ushqim i mirë dhe i shëndetshëm është ushqim i ekulibruar me fruta dhe zarzavate të stinës dhe i ndarë në vakte të shpeshta dhe të vogla. Duhet të hamë 5 vakte në ditë, 3 vakte kryesore dhe dy vakte të ndërmjetme: mëngjes, drekë, darkë dhe dy vakte të ndërmjetme paradreke dhe pasdreke.

8. Cilat janë vitaminat më të këshillueshme që duhet të marrim këto kohë?

Organizmi ynë ka nevojë për elementë mikroushqyes në formën e vitaminave dhe kripërave minerale cdo ditë. Asnjë element i vetëm nuk plotëson apo nuk mund të zëvendësojë një element tjetër. Të gjitha vitaminat dhe kripërat minerale janë të domosdoshme dhe shumë të rëndësishme për organizmin të marra në sasinë e duhur, pa e tepruar me asnjë prej tyre.

9. Cilat janë ato ushqime që duhet të evitojmë dhe pse?

Duhet të jemi të kujdesshëm me sasinë dhe shpeshtinë e konsumit të yndyrnave kryesisht atyre shtazore në formën e gjalpit, dhjamit etj. Duhet të kufizojmë ngrënien e sheqerit të bardhë, të ëmbëlsirave si dhe drithërat e përpunuara në formën e miellit të bardhë, të bukës së bardhë, duhet të përzgjedhim drithërat me krunde.

10. Si ndikon konsumi i lëngjeve në këtë sezon, ku dhe po afron moti i ngrohtë?

Uji është një element shumë i rëndësishëm për organizmin. 50-60% e trupit tonë përbëhet nga uji. Ruajtja e ekuilibrit të lëngjeve në organizëm është shumë i rëndësishëm, dmth sasia e lëngjeve që humbasim dhe që marrim gjatë ditës. Çdo reaksion që zhvillohet në organizëm shoqërohet me nevojë apo prodhim të ujit. Një pjesë të lëngjeve e marrim nëpërmjet ushqimit. Për të plotësuar nevojat ditore të lëngjeve duhet të pijmë rreth 1,5-2 litra ujë në ditë. Rritja e temperaturave të ambientit shoqërohet me humbje më të madhe lëngjesh, një pjesë nëpërmjet avullimit nga poret e lëkurës. Duhet ta furnizojmë gjithmonë organizmin me ujë edhe nëse nuk ndjejmë etje./ProBizz.al/

Tags: DieteDietologeEnkeleida FerrollariLengjeMenyre jeteseOrganizemPranvereUshqimUshqyerjeVereVitamina
ShareTweetShare

TE NGJASHME

AllWeb hap për herë të parë skenën për AI Agents për folës!
Evente

AllWeb hap për herë të parë skenën për AI Agents për folës!

October 15, 2026
Harrojini Parisin dhe Romën, ky qytet europian renditet si destinacioni më i mirë për një fundjavë në vitin 2027
Destinacione

Harrojini Parisin dhe Romën, ky qytet europian renditet si destinacioni më i mirë për një fundjavë në vitin 2027

October 14, 2026
Kompanitë e mëdha amerikane po punësojnë persona mbi 50 vjeç
Karriere

Kompanitë e mëdha amerikane po punësojnë persona mbi 50 vjeç

October 13, 2026
Të qenit të gjithë dakord në një biznes nuk do të thotë se po merren vendimet më të mira
Biznes

Të qenit të gjithë dakord në një biznes nuk do të thotë se po merren vendimet më të mira

October 12, 2026
Nismë qytetare për mbledhjen e 10 mijë nënshkrimeve lidhur me Dhomat e Specializuara të Kosovës
Aktualitet

Nismë qytetare për mbledhjen e 10 mijë nënshkrimeve lidhur me Dhomat e Specializuara të Kosovës

October 5, 2026
TETORI ROZË – NGJYRAT SHËROJNË
Evente

TETORI ROZË – NGJYRAT SHËROJNË

October 5, 2026
Next Post
Kaq ishte drama me Scott Disick! Sofia Richie nis romancën e re

Kaq ishte drama me Scott Disick! Sofia Richie nis romancën e re

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TE FUNDIT

Ramë Dardania sjell në Zvicër “Anatominë e Kaosit”, një reflektim artistik mbi njeriun dhe shoqërinë bashkëkohore

Ramë Dardania sjell në Zvicër “Anatominë e Kaosit”, një reflektim artistik mbi njeriun dhe shoqërinë bashkëkohore

13 minutes ago
Paga mesatare në ekonomi 56.7 mijë lekë në tremujorin e dytë, më të mirëpaguarit menaxherët

Kush janë 10 njerëzit më të pasur në Evropë? Nga Zara dhe Lidl te kriptovalutat, pasuri që kalojnë 700 miliardë dollarë

2 hours ago
Elon Musk kryeson listën e njerëzve më të pasur në Amerikë për vitin 2023

Shkolla e Elon Musk që synon të ndryshojë mënyrën si mësojnë fëmijët: Nga librat te mendimi kritik dhe vendimmarrja

1 day ago
Sigurimi i jetës mbetet “luks” – Niveli i primeve i rendit shqiptarët të fundit në rajon. Ndërgjegjësim tepër i ulët

Sigurimi i jetës mbetet “luks” – Niveli i primeve i rendit shqiptarët të fundit në rajon. Ndërgjegjësim tepër i ulët

1 day ago
Shega, fruti i kuq që i bën mirë organizmit: Nga shëndeti i zemrës te mbrojtja e qelizave

Shega, fruti i kuq që i bën mirë organizmit: Nga shëndeti i zemrës te mbrojtja e qelizave

5 days ago

TE REKOMANDUARA

    NA NDIQNI NE RRJETE SOCIALE

    Probizz.al

    © 2019-2024 Te gjitha te drejtat e rezervuara - Mundesuar nga Postjer Agency.

    TE TJERA

    • BIZNES
    • HISTORI SUKSESI
    • AKTUALITET
    • INTERVISTA
    • EKONOMI
    • EVENTE
    • BOTA

    NA NDIQNI

    No Result
    View All Result
    • FILLIMI
    • BIZNES
      • STARTUP
      • BIZNESE VIP
      • SME
    • HISTORI SUKSESI
      • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
      • TALENTE TE REJA
    • AKTUALITET
      • NJOFTIM I RENDESISHEM
      • DESTINACIONE
      • SPORT
    • INTERVISTA
      • KARRIERE
      • OPINIONE
      • INTERVISTE AKTUALITETI
    • EKONOMI
      • PUBLIKIME
      • RAPORTE
    • EVENTE
      • MARKETING
      • PANAIRE
      • TRAJNIME
    • BOTA
      • TEKNOLOGJI
      • RISI
      • SHKENCE
      • SHOW BIZZ
    • LIFESTYLE
      • KESHILLA SHENDETI
      • KESHILLA BUKURIE
      • KESHILLA SUKSESI
      • SOCIAL MEDIA

    © 2019-2024 Te gjitha te drejtat e rezervuara - Mundesuar nga Postjer Agency.

    Welcome Back!

    Login to your account below

    Forgotten Password? Sign Up

    Create New Account!

    Fill the forms below to register

    All fields are required. Log In

    Retrieve your password

    Please enter your username or email address to reset your password.

    Log In
    ProBizz sjell për ju kategorinë e re të promovimit të bizneseve shqiptare dhe diasporës
    Shiko Bizneset
    ProBizz sjell për ju kategorinë e re të promovimit të bizneseve shqiptare dhe ndërkombëtare
    Shiko Bizneset