• PROBIZZ
  • MARKETING
  • BIZNESE
  • KONTAKT
Wednesday, August 26, 2026
  • Login
  • Register
No Result
View All Result
ABONOHU
Probizz.al
  • FILLIMI
  • BIZNES
    • STARTUP
    • BIZNESE VIP
    • SME
  • HISTORI SUKSESI
    • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
    • TALENTE TE REJA
  • AKTUALITET
    • NJOFTIM I RENDESISHEM
    • DESTINACIONE
    • SPORT
  • INTERVISTA
    • KARRIERE
    • OPINIONE
    • INTERVISTE AKTUALITETI
  • EKONOMI
    • PUBLIKIME
    • RAPORTE
  • EVENTE
    • MARKETING
    • PANAIRE
    • TRAJNIME
  • BOTA
    • TEKNOLOGJI
    • RISI
    • SHKENCE
    • SHOW BIZZ
  • LIFESTYLE
    • KESHILLA SHENDETI
    • KESHILLA BUKURIE
    • KESHILLA SUKSESI
    • SOCIAL MEDIA
  • FILLIMI
  • BIZNES
    • STARTUP
    • BIZNESE VIP
    • SME
  • HISTORI SUKSESI
    • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
    • TALENTE TE REJA
  • AKTUALITET
    • NJOFTIM I RENDESISHEM
    • DESTINACIONE
    • SPORT
  • INTERVISTA
    • KARRIERE
    • OPINIONE
    • INTERVISTE AKTUALITETI
  • EKONOMI
    • PUBLIKIME
    • RAPORTE
  • EVENTE
    • MARKETING
    • PANAIRE
    • TRAJNIME
  • BOTA
    • TEKNOLOGJI
    • RISI
    • SHKENCE
    • SHOW BIZZ
  • LIFESTYLE
    • KESHILLA SHENDETI
    • KESHILLA BUKURIE
    • KESHILLA SUKSESI
    • SOCIAL MEDIA
No Result
View All Result
Probizz.al
No Result
View All Result

FAO promovon metodologjinë e unifikuar për vlerësimin e dëmeve dhe humbjeve në bujqësi

July 21, 2021
in Aktualitet, LAJM I FUNDIT, Te Pergjithshme
0
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Linkedin

Organizata e Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë (FAO) organizoi një takim në fillim të muajit për të prezantuar dhe diskutuar gjetjet kryesore gjatë konsultimeve me ministritë e linjës dhe agjencitë kryesore shqiptare në lidhje me koordinimin, mbledhjen, analizën dhe raportimin e të dhënave të dëmeve dhe humbjeve në bujqësi nga katastrafot. Pjesëmarrësit në këtë takim hibrid, kombinuar me praninë fizike dhe në internet, panë zgjidhjet e mundshme mbi çështjet e identifikuara dhe planifikuan hapat e mëtejshëm drejt institucionalizimit të metodologjisë së FAO-s në Shqipëri mbi dëmtimet nga fatkeqësitë dhe vlerësimin e humbjeve në sektor.

Përfaqësues të aktorëve kryesorë qeverisës, përfshirë Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit, Ministrinë e Brendshme dhe Institutin e Statistikave morën pjesë në takim, së bashku me FAO dhe Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, si agjencia kryesore koordinuese mbi vlerësimin e humbjeve dhe dëmeve nga fatkeqësitë.

FAO-s iu kërkua të mundësojë trajnime lidhur me metodologjinë e vlerësimit të humbjeve dhe dëmeve nga katastrofat për partnerët kryesorë qeverisës. Për më tepër, përfaqësuesit e ministrive të linjës ranë dakord të testojnë metodologjinë në një zonë pilot për të institucionalizuar, dhe kështu të gjithë aktorët e interesuar do të përdorin metodologjinë zyrtare në mbledhjen, vlefshmërinë dhe raportimin e informacioneve mbi dëmet dhe humbjet në sektorin e bujqësisë.

Në deklaratën e tij, Agim Pepkolaj, koordinator i projektit të FAO, theksoi rëndësinë e mbledhjes së rregullt të të dhënave duke përdorur një metodologji të standardizuar për të vlerësuar dëmet dhe humbjet bujqësore me specifika në nënsektorët e saj duke përfshirë të lashtat, bagëtinë, pyjet, peshkimin dhe akuakulturën në të gjitha llojet e fatkeqësive përfshirë ngjarje të vogla dhe të lokalizuara. Aktualisht, ministritë dhe komuna të ndryshme shqiptare po përdorin metodologji të ndryshme vlerësimi duke rezultuar në të dhëna të pakrahasueshme, të cilat mund të çojnë në vlerësime jo të saktë ose të nënvlerësuara të ndikimit të një katastrofe. Kjo nga ana tjetër bëhet një pengesë për planifikimin adekuat dhe minimizimin e rreziqeve të katastrofave në bujqësi, si dhe lidhur me investimet e duhura në sektor.

Metodologjia e FAO mbi vlerësimin e dëmeve dhe humbjeve nga katastrofat ofron një mjet të standardizuar që është fleksibël për t’u zbatuar në vende të ndryshme në përballje të katastrofave. Zbatimi i kësaj metodologjie mbulon si nevojat e të dhënave për ndikimet e katastrofave dhe masat për politika të destinuara për strategjinë kombëtare të zvogëlimit të rrezikut nga fatkeqësitë, ashtu edhe për arritjen dhe raportimin mbi objektivat globale, përfshirë Kornizën Sendai për Reduktimin e Rrezikut nga Katastrofat dhe Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm. /ProBizz/

Tags: Agim PeplokajBujqesiE unifikuarFAOInstituti i StatistikaveMetodologjiMinistria e BrendshmeMinistria e Bujqësisë dhe Zhvillimit RuralMinistria e Turizmit dhe MjedisitOrganizata e Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe BujqësinëShqiperi
ShareTweetShare

TE NGJASHME

Keni tokë me AMTP? Të gjitha dokumentet që duhen për regjistrimin
Aktualitet

Keni tokë me AMTP? Të gjitha dokumentet që duhen për regjistrimin

August 25, 2026
Fahredin Kastrati, koleksionisti që e mban gjallë pasionin, dhe dashurinë për Dardaninë
Aktualitet

Fahredin Kastrati, koleksionisti që e mban gjallë pasionin, dhe dashurinë për Dardaninë

August 15, 2026
Shqiptarët udhëtojnë pa viza drejt Marokut, vendimi hyn në fuqi sot
Aktualitet

Shqiptarët udhëtojnë pa viza drejt Marokut, vendimi hyn në fuqi sot

August 15, 2026
Nga filmat, moti, Saranda dhe kursi i këmbimit/ Çfarë kërkuan më shumë shqiptarët në Google?
Aktualitet

Nga filmat, moti, Saranda dhe kursi i këmbimit/ Çfarë kërkuan më shumë shqiptarët në Google?

August 11, 2026
Taksa e mjetit tani paguhet 100% online, u kursen qytetarëve 282 mln Lekë
Aktualitet

Hyjnë në fuqi ndryshimet e Kodit Rrugor: Patentë përjetë të hequr për drejtuesit e dehur përsëritës

August 8, 2026
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Durrës forcon bashkëpunimin për zhvillimin e arsimit profesional dhe sistemit dual
Aktualitet

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Durrës forcon bashkëpunimin për zhvillimin e arsimit profesional dhe sistemit dual

August 7, 2026
Next Post
Ja si do të jetë porti i ri i Durrësit

Ja si do të jetë porti i ri i Durrësit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TE FUNDIT

Keni tokë me AMTP? Të gjitha dokumentet që duhen për regjistrimin

Keni tokë me AMTP? Të gjitha dokumentet që duhen për regjistrimin

1 day ago
OpenAI prezanton “ChatGPT for Teens”, versionin e ChatGPT të përshtatur për adoleshentët

OpenAI prezanton “ChatGPT for Teens”, versionin e ChatGPT të përshtatur për adoleshentët

1 day ago
A duhet të konsumojmë vezë çdo ditë ?

Vezët nuk janë burimi i vetëm i proteinave: ushqimet që mund t’i sjellin më shumë organizmit

1 day ago
Si të përgatiten familjet e pasura për kalimin e pasurisë te brezi i ardhshëm

Si të përgatiten familjet e pasura për kalimin e pasurisë te brezi i ardhshëm

1 day ago
Të aplikosh për një punë nuk ka qenë kurrë më e lehtë. Ta fitosh atë, po bëhet gjithnjë e më e vështirë!

Të aplikosh për një punë nuk ka qenë kurrë më e lehtë. Ta fitosh atë, po bëhet gjithnjë e më e vështirë!

2 days ago

TE REKOMANDUARA

    NA NDIQNI NE RRJETE SOCIALE

    Probizz.al

    © 2019-2024 Te gjitha te drejtat e rezervuara - Mundesuar nga Postjer Agency.

    TE TJERA

    • BIZNES
    • HISTORI SUKSESI
    • AKTUALITET
    • INTERVISTA
    • EKONOMI
    • EVENTE
    • BOTA

    NA NDIQNI

    No Result
    View All Result
    • FILLIMI
    • BIZNES
      • STARTUP
      • BIZNESE VIP
      • SME
    • HISTORI SUKSESI
      • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
      • TALENTE TE REJA
    • AKTUALITET
      • NJOFTIM I RENDESISHEM
      • DESTINACIONE
      • SPORT
    • INTERVISTA
      • KARRIERE
      • OPINIONE
      • INTERVISTE AKTUALITETI
    • EKONOMI
      • PUBLIKIME
      • RAPORTE
    • EVENTE
      • MARKETING
      • PANAIRE
      • TRAJNIME
    • BOTA
      • TEKNOLOGJI
      • RISI
      • SHKENCE
      • SHOW BIZZ
    • LIFESTYLE
      • KESHILLA SHENDETI
      • KESHILLA BUKURIE
      • KESHILLA SUKSESI
      • SOCIAL MEDIA

    © 2019-2024 Te gjitha te drejtat e rezervuara - Mundesuar nga Postjer Agency.

    Welcome Back!

    Login to your account below

    Forgotten Password? Sign Up

    Create New Account!

    Fill the forms below to register

    All fields are required. Log In

    Retrieve your password

    Please enter your username or email address to reset your password.

    Log In
    ProBizz sjell për ju kategorinë e re të promovimit të bizneseve shqiptare dhe diasporës
    Shiko Bizneset
    ProBizz sjell për ju kategorinë e re të promovimit të bizneseve shqiptare dhe ndërkombëtare
    Shiko Bizneset