Në Britaninë e Madhe po mendohet që të vendoset një kufi cmimesh për disa artikuj në bashkëpunim më shitësit. Këta të fundit nuk e shohin si zgjidhje në koston e jetesës për qytetarët. Qeveria po analizon mundësinë e një marrëveshje vullnetare për të arritur ulje çmimesh për artikuj si buka dhe qumështi. Një rast të ngjashëm ka aplikuar edhe Franca ku supermarketet janë lejuar të zgjedhin se cilat artikuj do të kenë ulje. Konsorciumi Britanik i Shitjes me Pakicë (BRC) tha se masat nuk do të bënin “një pikë ndryshimi” dhe mund të pengonin përpjekjet për të ulur inflacionin. “Kjo nuk do të bëjë asnjë ndryshim në çmimet,” u shpreh Andreë Opie, drejtor i ushqimit dhe qëndrueshmërisë në BRC.
Sipas tij çmimet e larta të ushqimeve janë rezultat i drejtpërdrejtë i kostos në rritje të energjisë, transportit dhe punës, si dhe çmimeve më të larta të paguara për prodhuesit e ushqimeve dhe fermerët.
Indeksi i çmimeve të konsumit të inflacionit ishte 8.7 % deri në prill, ku ushqimet u rritën me 19.1 % në të njëjtën periudhë 12-mujore – norma e tij e dytë më e lartë në 45 vjet.
Përkthyer dhe përshtatur nga BBC për Probizz.al