Një nga shqetësimet më të mëdha si për burrat ashtu edhe për gratë është si të zhdukin dhjamin e barkut.
Rënia në peshë mund të ndihmojë, por ka raste që edhe barku mbetet.
Ajo çfarë rekomandohet më shumë është një aktivitet fizik afatgjatë dhe i vazhdueshëm dhe regjim ushqimor i rregullt. Kjo ndihmon në eleminimin e dhjamit në këtë zonë.
Gjithashtu është po aq i dobishëm të shmanget konsumi i pijeve me sheqerna të shtuara.
Dietologët rekomandojnë edhe një gjumë të mirë dhe të shmanget sa më shumë stresi.