Një paralajmërim i ri urgjent është bërë viral dje në mediat sociale, duke ju kërkuar që të kontrolloni cilësimet e privatësisë tuaj pas përditësimit sekret të WhatsApp. Pra, a duhet të alarmoheni? Cila është e vërteta pas këtij paralajmërimi të fundit?
WhatsApp nuk mund t’i shpëtojë titujve këtë muaj. Vetëm disa ditë pas përditësimit të tij të diskutueshëm për të lehtësuar shkëmbimin e të dhënave me Facebook, mediat sociale janë ndezur me mesazhe që sugjerojnë se platforma ka përditësuar papritur cilësimet e privatësisë së grupit tuaj dhe ju duhet t’i ndryshoni ato urgjentisht.
Pra, çfarë po ndodh. Mesazhi që mund të keni marrë, ka shumë të ngjarë në Facebook, do të shfaqet diçka si kjo:
“WhatsApp ka ndryshuar cilësimet e grupit për të përfshirë “të gjithë” si parazgjedhje, kështu që njerëzit që nuk i njihni mund t’ju shtojnë në një grup pa e ditur ju. Këta njerëz mund të përfshijnë mesazhe mashtrimi etj. Mund t’i ndryshoni cilësimet e tij të paracaktuara si më poshtë: 1. Shkoni te WhatsApp: 2. Shkoni te Cilësimet (Settings) 3. Shkoni te Llogaria (Account) 4. Shkoni te Privatësia (Privacy) 5. Shkoni te Grupet (Groups) 6. Ndryshoni nga ‘Të gjithë’ (Everyone) në ‘Kontaktet e Mia’ (My Contacts). Kjo është e vërtetë. Unë kam kontrolluar timen dhe të gjitha cilësimet ishin ndryshuar tek të gjithë në vend të kontakteve të mia.“
Pastaj do të shkoni dhe do të kontrolloni cilësimet tuaja të WhatsApp dhe do të zbuloni se vërtet e keni këtë cilësim “të gjithë”. Kjo ka qenë pothuajse me siguri gjithmonë kështu. Është një parazgjedhje dhe ka qenë që kur WhatsApp prezantoi cilësimin në vitin 2019, duke e njoftuar këtë në blogun e tij. Realiteti është, se ky azhurnim “i rrezikshëm” i cilësimeve ka të ngjarë të jetë në telefonin tuaj që nga viti 2019.
Ndërsa ky alarm ka të ngjarë të jetë mashtrues, ju duhet ta ndryshoni atë cilësim.
Ndërkohë, ndryshimi shumë më domethënës janë kushtet e përditësimit të shërbimit. Nëse nuk i keni pranuar kushtet e reja, atëherë shumë shpejt llogaria juaj do të kufizohet, dhe një “kohë të shkurtër” më vonë nuk do të jeni në gjendje të telefononi ose të dërgoni mesazhe. Ky është lajmi vërtet i rëndësishëm i WhatsApp këtë muaj – por gjithsesi ia vlen të kontrolloni ato cilësime të privatësisë.
Burimi: Forbes