Shpenzimi i shumë orëve – siç bëjnë pothuajse të gjithë – duke parë celularin, ditë e natë, vetëm por edhe në shoqëri, mund të na bëjë të plakemi më shpejt. Ekspozimi i zgjatur ndaj dritës blu të emetuar nga telefonat inteligjentë dhe pajisjet e tjera të përditshme në fakt mund të rrezikojë funksionimin e një game të gjerë qelizash dhe, për rrjedhojë, të përshpejtojë plakjen.
Disa studiues nga Universiteti Shtetëror i Oregonit (SHBA) kanë arritur në këtë përfundim duke studiuar mizat e frutave, por substancat kimike të përfshira në procesin e plakjes janë gjithashtu të pranishme në qelizat e trupit të njeriut: kjo është arsyeja pse studiuesit amerikanë supozojnë se rezultatet mund të prekin pjesërisht, edhe njerëzit.
Mizat e frutave të ekspozuara në eksperiment për dy javë ndaj dritës blu kishin nivele të ndryshuara të disa metabolitëve, molekula që rrjedhin nga transformimi kimik i asaj që futet në trup (p.sh. ushqimi) ose prodhohet nga organizmi, në mënyrë që të mund të jetë të përdorura ose të hedhura. Që tregon se qelizat e tyre nuk po funksiononin në mënyrë optimale.
Dhe kjo shpjegon plakjen e parakohshme dhe jetëgjatësinë më të shkurtër të mizave të goditura vazhdimisht nga kjo dritë. Megjithatë, siç kanë theksuar shkencëtarët, njerëzit janë të ekspozuar ndaj një drite blu shumë më pak intensive se ajo me të cilën janë “trajtuar” insektet, kështu që dëmtimi i supozuar qelizor duhet të jetë akoma më i vogël.
Burimi: Scan tv