Autoritetet holandeze kanë njoftuar se një numër produktesh që pretendojnë se “mbrojnë” nga rrezet e internetit 5G janë radioaktive.
Produktet “Energy Armor”, të cilat janë shitur në Holandë, janë ndaluar për shitje nga Autoriteti Hollandez për Sigurinë Bërthamore dhe Mbrojtjen nga Rrezatimi (ANVS) pasi ata lëshuan një deklaratë duke informuar konsumatorët se ata lëshojnë rrezatim jonizues, i cili mund të shkaktojë një rrezik për shëndetin e njeriut.
ANVS ka njoftuar se ata janë në dijeni të 10 produkteve anti-5G që janë radioaktive, duke përfshirë byzylykët e krijuar për fëmijë, një maskë gjumi dhe një gjerdan.
“Nuk mund të përjashtohet plotësisht që përdorimi i vazhdueshëm i këtyre produkteve për një periudhë të gjatë mund të jetë i dëmshëm për shëndetin tuaj në afat të gjatë”, thuhet në deklaratën e ASVNS.
CDC shpjegon se ekspozimi ndaj rrezatimit jonizues mund të ndryshojë strukturën e qelizave njerëzore, duke shkaktuar efekte afatgjata, që përfshijnë dhe kancerin.
ASVNS deklaron se të gjithë njerëzit që posedojnë këto prodhime duhet të ndalojnë menjëherë përdorimin e tyre dhe t’i ruajnë ato në një enë ose qese të mbyllur.
Produktet janë frymëzuar nga teoria e konspiracionit se 5G është e dëmshme për njerëzit.
Teoritë e konspiracionit rreth 5G janë përhapur në mediat sociale, me Facebook, YouTube dhe Twitter.
Një teori pretendon se 5G përshpejton përhapjen e COVID-19 duke ulur sistemin imunitar të trupit dhe se koronavirusi është në vetvete një trillim i krijuar për të mbuluar dëmet që bëhen nga 5G. Të dyja këto pretendime janë të rreme.
Teoria e konspiracionit çoi në sulme me zjarrvënie në më shumë se 70 kulla të telefonisë celulare në MB në 2020 dhe brisqe dhe gjilpëra u fshehën në shtyllat e telefonit për të dëmtuar inxhinierët e telekomit.
Organizata Botërore e Shëndetësisë, ndër të tjera, ka deklaruar se 5G nuk paraqet asnjë rrezik për shëndetin.
Burimi: Insider