Një padi e re nga disa aksionerë të Twitter u dorëzua në gjykatën federale në San Franciscogjatë ditës së mërkurë, ku pretendohet se CEO i Tesla ka manipular vlerën e kompanisë në treg për përfitime personale.
Ankesa fokusohet kryesisht në sjelljen e Musk që nga firmosja e marrëveshjes së blerjes me bordin e Twitter në datën 25 prill, veçanërisht deklarata e tij ku tregohet se “marrëveshja nuk mund të ecë përpara” pa u siguruar më tepër informacion në lidhje me bots në platformë.
“Musk vazhdoi të publikonte deklarata, tweets të ndryshme për të krijuar dyshime mbi marrëveshjen për blerjen e Twitter dhe për të ulur vlerën e kompanisë në treg, në mënyrë që të ri-negociojë çmimin për blerjen e kompanisë. Siç detajohet këtu, sjella e Musk është ilegale, në shkelje të California Corporations Code, dhe në kundërshtim me termat e kontratës që ai pranoi në këtë marrëveshje.” shkruhet në ankesë.
Kjo padi u propozua nga një grup i vogël aksionerësh, por nëse akuzat vërtetohen, dëmet do të paguhen kundrejt të gjithë aksionerëve të kompanisë.
Dhe pse sjellja e Musk ka qenë disi e çuditshme gjatë kohëve të fundit, nuk ka patur asnjë tentativë nga CEO i Tesla për të anuluar marrëveshjen apo për ta rinegociuar atë. Vlera e një aksioni të Twitter është aktualisht $40, mirëpo pagesa për blerjen e Twitter do të bëhet në vlerësimin $54.20 për aksion.
Burimi: Geek Room