Për pjesën më të madhe të pandemisë COVID-19, ishte një luftë për laikët që të mbanin mend emrat e varianteve të virusit.
Më pas, në fillim të këtij viti, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ndërhyri dhe njoftoi një sistem të ri për emërtimin e llojeve të reja.
Secilit variant të rëndësishëm i jepet një emër nga alfabeti grek, duke thjeshtuar diskutimet publike dhe duke reduktuar stigmën rreth tyre.
Një arsye bazë për t’i dhënë varianteve emra të ndryshëm nga ata shkencorë është që t’i bëjmë ato të thjeshta për t’u thënë dhe kujtuar, duke thjeshtuar kështu diskutimet publike për to.
Një çështje tjetër është se në mungesë të një emri më të lehtë, njerëzit priren të cilësojnë një lloj virusi nga vendi i tij i origjinës.
Megjithatë, kjo praktikë konsiderohet stigmatizuese dhe diskriminuese ndaj atij kombi dhe popullit të tij.
Megjithatë, këto etiketa nuk mund të konsiderohen si një zëvendësim për emrat ekzistues shkencorë si ato të caktuar nga organe si GISAID, Nextstrain dhe Pango. Këta emra mbajnë informacione të rëndësishme shkencore dhe vazhdojnë të përdoren në kërkime dhe diskutime.
Varianti më i fundit i COVID-19 i klasifikuar nga OBSH është quajtur Omicron.
Është shkronja e 15-të e alfabetit grek, që do të thotë se zyrtarët kanë anashkaluar dy shkronja: Nu dhe Xi.
Ekspertët thonë se Nu është anashkaluar për të shmangur konfuzionin e tij me fjalën angleze “new”.
Dhe, Xi është shmangur në mënyrë që të mos keqinterpretohet si referencë për presidentin kinez Xi Jinping.
Më parë, OBSH ka emëruar variante shqetësuese dhe me interes si Alfa, Beta, Gamma, Delta, e kështu me radhë deri në Mu.
Zyrtarët e Organizatës Botërore të Shëndetësisë kishin thënë më herët se kur të jenë përdorur të 24 shkronjat e alfabetit grek, do të shpallet një tjetër seri e re.
OBSH mban një listë variantesh me emrat e tyre në faqen e saj zyrtare.
Aktualisht, OBSH ka klasifikuar pesë variante si Variante të Shqetësimit (VOC). Ato janë Alpha, Beta, Gamma, Delta dhe Omicron.
Ndërkohë, ato variante që aktualisht janë përcaktuar si Variante të Interesit (VOI) janë Lambda dhe Mu.
Burimi: NewsBytes