Kinezi 46-vjeçar Zhang Hong ka ngjitur majën më të lartë në botë nga ana e Nepalit, duke u bërë njeriu i parë i verbër në Azi dhe i treti në botë që ngjitet në malin Everest.
“Pavarësisht nëse jeni me aftësi të kufizuara apo normale, nëse keni humbur shikimin ose nuk keni këmbë ose duar, nuk ka rëndësi për sa kohë keni një mendje të fortë, ju gjithmonë mund ta bëni një gjë që njerëzit e tjerë ju thonë nuk mundet,”-i tha Zhang Reuters.
Zhang ngjiti majën më të lartë të Himalajeve me lartësi 8,849 metra më 24 maj së bashku me tre udhëzues në lartësi të madhe dhe u kthyen në kampin bazë të enjten.
I lindur në qytetin jugperëndimor të Kinës Chongqing, Zhang humbi shikimin në moshën 21 vjeçare për shkak të glaukomës.
Ai u frymëzua nga Erik Weihenmayer, një alpinist i verbër amerikan që ngjiti Everestin në 2001 dhe filloi stërvitjen nën drejtimin e shokut të tij udhëzues malor Qiang Zi.
Nepali rihapi malin Everest në prill për të huajt pasi u mbyll vitin e kaluar për shkak të pandemisë COVID-19.
“Unë isha akoma shumë i frikësuar, sepse nuk mund të shihja se ku po ecja dhe nuk mund të gjeja qendrën time të gravitetit, kështu që nganjëherë bija,” tha Zhang.
“Por unë vazhdoja të mendoja që edhe pse ishte e vështirë, unë duhej të përballesha me ato vështirësi, kjo është një përbërës i ngjitjes, ka vështirësi dhe rreziqe dhe ky është kuptimi i ngjitjes.”– shtoi ai.
Burimi: Reuters