Stafi i Amazon në SHBA mori një email paralajmërues nga firma që të rikthehen në zyrë.
Disa punonjësve iu tha se ata “nuk po përmbushin për momentin pritshmëritë për t’u bashkuar me kolegët në zyrë të paktën tre ditë në javë“.
Amazon nuk është gjigandi i parë teknologjik që largohet nga rregullat fleksibël të punës të nisura gjatë pandemisë. Disney e ka bërë tashmë dhe këtë javë urdhëroi stafin të kthehet në zyrë. Emaili, i dërguar, synonte punonjësit që vinin në zyrë më pak se tre ditë në javë për pesë ose më shumë nga tetë javët e fundit.
Në një përgjigje ndaj shqetësimeve, Amazon tha se mesazhi u dërgua atyre që nuk respektuan politikën, pavarësisht se ndërtesa e tyre ishte gati për kthimin e stafit.
Gjatë bllokimeve të pandemisë, shumë firma zgjodhën punën në distancë. Disa kompani po i rikthejnë politikat e tyre nga frika se mund të dëmtojnë produktivitetin, por shumica kanë miratuar punën hibride në një farë mënyre.
Kur Amazon dërgoi një memo për të informuar punonjësit në lidhje me kërkesat e reja të pjesëmarrjes në maj, shefi i saj Andy Jassy tha se ndryshimi do të ndihmonte në forcimin e komunikimit, zhvillimin e karrierës dhe kulturën e korporatës.
Përkthyer dhe përshtatur nga BBC për Probizz.al