Fituesit e ankandit të parqeve eolike do të shpallen brenda muajit korrik. Përfaqësues të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë bënë me dije për TV SCAN se aktualisht po shqyrtohen dhe vlerësohen aplikimet, teksa procesi po kryhet së bashku me konsulentët ndërkombëtarë. Ankandi hibrid për ndërtimin e parqeve të prodhimit të energjisë nga era u hap në datën 21 qershor të vitit 2021, ndërkohë që çmimi tavan do të jetë 75 euro/MW.
Pjesëmarrja në këtë proces konkurrues lejohej vetëm për projekte me kapacitet minimal prej 10 MË dhe kapacitet maksimal prej 75 MW. Ndërkohë që, nëpërmjet këtij procesi Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë do të përzgjedhë projekte më një kapacitet të përgjithshëm prej 100 MË, të cilët do të përfitojnë masat mbështetëse për blerjen e energjisë.
Forma e ankandit hibrid nuk është aplikuar deri më tani, ndërsa nënkupton se shteti nuk do të angazhohet me vendosjen e tokës në dispozicion të investitorëve, por do jenë këta të fundit që do të ofrojnë të gjithë paketën e investimit, duke nisur nga toka, investimi financiar e deri tek operimi.
Finalizimi i këtij procesi pritet t’i hapë rrugë shfrytëzimit të erës si burim energjie, teksa kjo e fundit mbetet e pashfrytëzuar ende në vendin tonë. Aktualisht janë miratuar një sërë projektesh, por deri më tani asnjë prej tyre nuk ka hyrë në prodhim.
Burimi: SCAN TV