Një raport i fundit ka përcaktuar se Apple ka bërë mbi 6.5 miliardë dollarë fitim duke mos ofruar më karikues dhe kufje në kutitë e iPhone-ve të fundit.
Në vitin 2020, Apple prezantoi lëvizjen me synimin për të ulur mbetjet e saj. Gjigandi i teknologjisë mori lëvdata nga ambientalistët kur pretendoi se planifikon të reduktojë emetimet vjetore të karbonit me dy milionë tonë. Megjithatë, edhe pse konsumatorët nuk marrin karikuesin ose kufjet, produktet premtohen të kenë pajisje të përmirësuara dhe cilësi më të lartë në përgjithësi. Apple argumenton se kompensimi për të mbajtur të njëjtën kosto është se iPhone vjen me më shumë veçori premium.
Si kufjet ashtu edhe karikuesit shiten me pakicë për 19 dollarë secila dhe meqenëse këto artikuj janë zakonisht më të lirë për t’u prodhuar, Apple po kursen afërsisht 35 dollarë për pajisje. Heqja e këtyre aksesorëve nënkupton edhe paketim më të vogël për iPhone-t, duke kontribuar kështu në rritjen e fitimit për kompaninë. Apple ka premtuar gjithashtu se deri në vitin 2023, zinxhiri i furnizimit dhe përdorimi i produktit do të bëhen tërësisht neutral ndaj karbonit.
Burimi: Hype Beast