Gjiganti i teknologjisë Apple njoftoi të martën se do të padisë NSO Group, një firmë izraelite e njohur për spyware-in e saj që mund të hakojë telefonat.
Apple po kërkon të ndalojë NSO Group “nga përdorimi i çdo software, shërbimi ose pajisjeje Apple”.
“Aktorët e sponsorizuar nga shteti si Grupi NSO shpenzojnë miliona dollarë në teknologji të sofistikuara të mbikëqyrjes pa përgjegjësi efektive. Kjo duhet të ndryshojë,” tha Craig Federighi, nënkryetari i lartë i inxhinierisë softuerike të Apple, në një deklaratë.
Software-i Pegasus i NSO Group është përdorur më parë për të hakuar telefonat e gazetarëve dhe aktivistëve pa e ditur ata.
Lexo: Pegasus: programi i përgjimit vendos avokatë dhe aktivistë në rrezik në të gjithë globin
Këto sulme janë vërejtur që nga maji 2018 dhe vazhdojnë ende, sipas Amnesty International.
NSO Group thotë se teknologjia e saj përdoret për të ndihmuar “agjencitë qeveritare të parandalojnë dhe hetojnë terrorizmin dhe krimin”.
Por në fillim të këtij muaji, firma u shtua në listën e Departamentit të Tregtisë së SHBA-së për aktivitete me qëllim të keq kibernetik.
Qeveria amerikane tha se kishte prova që firma izraelite “zhvillonte dhe furnizonte spyware për qeveritë e huaja që përdorën këto mjete për të synuar me qëllim të keq zyrtarë qeveritarë, gazetarë, biznesmenë, aktivistë, akademikë dhe punonjës të ambasadave”.
Kompania është paditur gjithashtu nga Facebook për synimin e përdoruesve të WhatsApp.
Burimi: Euronews