Kompania Solares u themelua në vitin 2017 me seli në Tiranë dhe me shtrirje të shërbimeve dhe produkteve të saj në të gjithë vendin. Sot kjo kompani ka instaluar në total afërsisht 16 megavat në impiante të ndryshme dhe biznese.
“Aktualisht tani që flasim ne jemi afërsisht në 16 megavat të instaluara kuptohet në biznese të ndryshme, në impiante të ndryshme. Kemi përdorur pothuajse të gjitha llojet e tipologjive të impianteve rooftop, grountmount, të gjitha llojet e sistemeve dhe inverterave, përvec pjesës së paneleve që i kemi të pandryshuara.” – thekson Z. Armand Skuqi.
Administratori i “Solares” Z. Skuqi thotë se kompania që ai drejton është e vetmja në treg që operon me prodhime Made In Europe dhe se prodhimet janë të certifikuara 100%.
“Po të flasim për kompaninë tonë ne jemi një kompani që kemi një ekskluzivitet të një kompanie sllovene. Punojmë me panele të prodhuara 100% në Evropë dhe sigurisht prodhimi 100% në Evropë ka dhe feedback-un e vetë në termat e garancisë dhe suportit ndaj klientëve tanë. Pjesë tjetër përbërëse e paneleve sigurisht janë komponentë të ndryshme që merren nga kompani të ndryshme por sigurisht qëllimi ynë ka qenë gjithmonë që t’u rrimë produkteve që janë këto brande sot në botë në këtë fushë. Ne jemi të vetmit në treg që operojmë me prodhime Made In Europe. Prodhimet tona janë të certifikuara 100%, nuk kanë asnjë kompanent të parafabrikuar diku tjetër, kështu që kjo është një nga pikat tona më të forta. Aq më tepër duke qenë se prodhuesit me të cilët ne operojmë janë në distanca shumë të afërta me Shqipërinë. Kjo na jep neve dhe mundësinë dhe fasilitetin që t’u përgjigjemi më shpejt klientëve kur vjen puna për t’ju përgjigjur pjesës së garancisë.”- shprehet Z.Skuqi.
Solares u mundëson çdo individi, sipërmarrje të vogël, të mesme apo të madhe që çdo hapësirë ta shfrytëzojë për të prodhuar energji fotovoltaike. Dielli është burimi i çdo gjëje që rritet dhe zhvillohet në tokë.
“Tashmë është pothuajse e ditur nga të gjithë rëndësia e investimit në panelet fotovoltaike në fushën e kursimit të energjisë. Energjia sot është bërë një aset shumë i kushtueshëm për të gjitha bizneset dhe cdo lloj teknologjie që ofron le të themi kursimin e kësaj energjie, sot është shumë më e avantazhuar. Sigurisht njerëzit kanë akoma nevojë për informacion në këtë fushë sepse dhe teknologjia jo gjithmonë është e njëjtë dhe jo gjithmonë investimet në të tilla aspekte duhen bërë në errësirë të plotë themi. Kështu që, ky është pikërisht fokusi i këtyre panaireve ku ne kemi mundësinë t’u shpjegojmë njerëzve rëndësinë dhe diferencën e një produkti nga një tjetër apo dhe vetë investimet në fushën e impianteve fotovoltaike.“
Garancia për impiantet fotovoltaike sipas Skuqit vjen nga prodhuesi. Solares vjen me ekskluzivitetin e produkteve të kompanisë së njohur BISOL Group. Solares ofron produkte të prodhimit të energjisë diellore, si panele diellore, modulet PV, sisteme off-grid si dhe materiale elektrike të nevojshme për mundësimin e funksionimit të prodhimit të energjisë diellore.
Por ku duhet patur kujdes nga mashtrimet ne treg?
“Problemi është që impiantet fotovoltaike kanë një tipologji vizuale të njëjtë, në pamje të parë duken të gjithë njësoj, por ajo që duhet të kenë kujdes duke qenë se investimet në këtë fushë janë të konsiderueshme është pjesa e garancisë së produktit dhe pjesa e garancisë së produktit shpeshherë është e lidhur me prodhuesin e produktit. Ne jemi kompani lokale që merret me projektimin, implementime dhe deri instalimin përfundimtar të impiantit, por garancia e vërtetë vjen nga prodhuesi. Kështu që, informacioni i plotë në nivelin e cilësisë së prodhimit është ajo që pëbën garancinë e vërtetë të impiantit.”
Kërkesa nga qytetarët është rritur ndjeshëm, por edhe kostot për këto produkte:
“Në fakt kostot janë rritur. Është disi paradoks, sepse me rritjen e kostove të impianeve është rritur shumë dhe kërkesa, por kjo vjen besoj si pasojë e rritjes së cmimit të energjisë. Kush është menduar deri tani për të vendosur panele fotovoltaike tani nuk mendohet më, sepse koha është fitimi më i madh në panelet fotovoltaike.”- shprehet Z.Skuqi.
Produktet e çertifikuara dhe efikasiteti i lartë në prodhimin e energjisë është tregues i dukshëm i cilësisë. Gjithashtu jetëgjatësia dhe koeficienti i degradimit jashtëzakonisht i ulët e kthen në një investim të vlefshëm afatgjatë për brezat e ardhshëm. Produktet janë të çertifikuar dhe përmbushin të gjitha standartet ndërkombëtare të kërkuara nga institucionet përgjegjëse.
Kontakt: https://solares.al