• PROBIZZ
  • MARKETING
  • BIZNESE
  • KONTAKT
Saturday, September 5, 2026
  • Login
  • Register
No Result
View All Result
ABONOHU
Probizz.al
  • FILLIMI
  • BIZNES
    • STARTUP
    • BIZNESE VIP
    • SME
  • HISTORI SUKSESI
    • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
    • TALENTE TE REJA
  • AKTUALITET
    • NJOFTIM I RENDESISHEM
    • DESTINACIONE
    • SPORT
  • INTERVISTA
    • KARRIERE
    • OPINIONE
    • INTERVISTE AKTUALITETI
  • EKONOMI
    • PUBLIKIME
    • RAPORTE
  • EVENTE
    • MARKETING
    • PANAIRE
    • TRAJNIME
  • BOTA
    • TEKNOLOGJI
    • RISI
    • SHKENCE
    • SHOW BIZZ
  • LIFESTYLE
    • KESHILLA SHENDETI
    • KESHILLA BUKURIE
    • KESHILLA SUKSESI
    • SOCIAL MEDIA
  • FILLIMI
  • BIZNES
    • STARTUP
    • BIZNESE VIP
    • SME
  • HISTORI SUKSESI
    • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
    • TALENTE TE REJA
  • AKTUALITET
    • NJOFTIM I RENDESISHEM
    • DESTINACIONE
    • SPORT
  • INTERVISTA
    • KARRIERE
    • OPINIONE
    • INTERVISTE AKTUALITETI
  • EKONOMI
    • PUBLIKIME
    • RAPORTE
  • EVENTE
    • MARKETING
    • PANAIRE
    • TRAJNIME
  • BOTA
    • TEKNOLOGJI
    • RISI
    • SHKENCE
    • SHOW BIZZ
  • LIFESTYLE
    • KESHILLA SHENDETI
    • KESHILLA BUKURIE
    • KESHILLA SUKSESI
    • SOCIAL MEDIA
No Result
View All Result
Probizz.al
No Result
View All Result

Armand Skuqi i “SOLARES”: Punojmë me panele të prodhuara 100% në Evropë

July 11, 2022
in Biznes, Biznese VIP, Intervista, Interviste Aktualiteti, Te Pergjithshme
0
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Linkedin

Kompania Solares u themelua në vitin 2017 me seli në Tiranë dhe me shtrirje të shërbimeve dhe produkteve të saj në të gjithë vendin. Sot kjo kompani  ka instaluar në total afërsisht 16 megavat në impiante të ndryshme dhe biznese.

“Aktualisht tani që flasim ne jemi afërsisht në 16 megavat të instaluara kuptohet në biznese të ndryshme, në impiante të ndryshme. Kemi përdorur pothuajse të gjitha llojet e tipologjive të impianteve rooftop, grountmount, të gjitha llojet e sistemeve dhe inverterave, përvec pjesës së paneleve që i kemi të pandryshuara.” – thekson Z. Armand Skuqi.

Armand Skuqi, administratori i “Solares”

Administratori i “Solares” Z. Skuqi thotë se kompania që ai drejton është e vetmja në treg që operon me prodhime Made In Europe dhe se prodhimet janë të certifikuara 100%.

“Po të flasim për kompaninë tonë ne jemi një kompani që kemi një ekskluzivitet të një kompanie sllovene. Punojmë me panele të prodhuara 100% në Evropë dhe sigurisht prodhimi 100% në Evropë ka dhe feedback-un e vetë në termat e garancisë dhe suportit ndaj klientëve tanë. Pjesë tjetër përbërëse e paneleve sigurisht janë komponentë të ndryshme që merren nga kompani të ndryshme por sigurisht qëllimi ynë ka qenë gjithmonë që t’u rrimë produkteve që janë këto brande sot në botë në këtë fushë. Ne jemi të vetmit në treg që operojmë me prodhime Made In Europe. Prodhimet tona janë të certifikuara 100%, nuk kanë asnjë kompanent të parafabrikuar diku tjetër, kështu që kjo është një nga pikat tona më të forta. Aq më tepër duke qenë se prodhuesit me të cilët ne operojmë janë në distanca shumë të afërta me Shqipërinë. Kjo na jep neve dhe mundësinë dhe fasilitetin që t’u përgjigjemi më shpejt klientëve kur vjen puna për t’ju përgjigjur pjesës së garancisë.”- shprehet Z.Skuqi.

Solares u mundëson çdo individi, sipërmarrje të vogël, të mesme apo të madhe që çdo hapësirë ta shfrytëzojë për të prodhuar energji fotovoltaike. Dielli është burimi i çdo gjëje që rritet dhe zhvillohet në tokë.

“Tashmë është pothuajse e ditur nga të gjithë rëndësia e investimit në panelet fotovoltaike në fushën e kursimit të energjisë. Energjia sot është bërë një aset shumë i kushtueshëm për të gjitha bizneset dhe cdo lloj teknologjie që ofron le të themi kursimin e kësaj energjie, sot është shumë më e avantazhuar. Sigurisht njerëzit kanë akoma nevojë për informacion në këtë fushë sepse dhe teknologjia jo gjithmonë është e njëjtë dhe jo gjithmonë investimet në të tilla aspekte duhen bërë në errësirë të plotë themi. Kështu që, ky është pikërisht fokusi i këtyre panaireve ku ne kemi mundësinë t’u shpjegojmë njerëzve rëndësinë dhe diferencën e një produkti nga një tjetër apo dhe vetë investimet në fushën e impianteve fotovoltaike.“

Garancia për impiantet fotovoltaike sipas Skuqit vjen nga prodhuesi. Solares vjen me ekskluzivitetin e produkteve të kompanisë së njohur BISOL Group. Solares ofron produkte të prodhimit të energjisë diellore, si panele diellore, modulet PV, sisteme off-grid si dhe materiale elektrike të nevojshme për mundësimin e funksionimit të prodhimit të energjisë diellore.

Por ku duhet patur kujdes nga mashtrimet ne treg?

“Problemi është që impiantet fotovoltaike kanë një tipologji vizuale të njëjtë, në pamje të parë duken të gjithë njësoj, por ajo që duhet të kenë kujdes duke qenë se investimet në këtë fushë janë të konsiderueshme është pjesa e garancisë së produktit dhe pjesa e garancisë së produktit shpeshherë është e lidhur me prodhuesin e produktit. Ne jemi kompani lokale që merret me projektimin, implementime dhe deri instalimin përfundimtar të impiantit, por garancia e vërtetë vjen nga prodhuesi. Kështu që, informacioni i plotë në nivelin e cilësisë së prodhimit është ajo që pëbën garancinë e vërtetë të impiantit.”

Kërkesa nga qytetarët është rritur ndjeshëm,  por edhe kostot për këto produkte:

“Në fakt kostot janë rritur. Është disi paradoks, sepse me rritjen e kostove të impianeve është rritur shumë dhe kërkesa, por kjo vjen besoj si pasojë e rritjes së cmimit të energjisë. Kush është menduar deri tani për të vendosur panele fotovoltaike tani nuk mendohet më, sepse koha është fitimi më i madh në panelet fotovoltaike.”-  shprehet Z.Skuqi.

Produktet e çertifikuara dhe efikasiteti i lartë në prodhimin e energjisë është tregues i dukshëm i cilësisë. Gjithashtu jetëgjatësia dhe koeficienti i degradimit jashtëzakonisht i ulët e kthen në një investim të vlefshëm afatgjatë për brezat e ardhshëm. Produktet janë të çertifikuar dhe përmbushin të gjitha standartet ndërkombëtare të kërkuara nga institucionet përgjegjëse.

Kontakt: https://solares.al

Tags: Armand SkuqiCertifikimEnergji dielloreImpiante fotovoltaikePanele fotovoltaikeSolares
ShareTweetShare

TE NGJASHME

Norvegjia shtrëngon rregullat për syzet inteligjente
Te Pergjithshme

Norvegjia shtrëngon rregullat për syzet inteligjente

August 29, 2026
Mira Murati, pjesë e listës së 100 personave më me ndikim në AI nga revista TIME!
Biznese VIP

Mira Murati, pjesë e listës së 100 personave më me ndikim në AI nga revista TIME!

August 28, 2026
3 gjëra që ju nevojiten femrave për të pasur sukses në karrierën e tyre
Karriere

Kur respekton kohën e tjetrit, tregon sa e vlerëson atë

August 27, 2026
Të aplikosh për një punë nuk ka qenë kurrë më e lehtë. Ta fitosh atë, po bëhet gjithnjë e më e vështirë!
Karriere

Të aplikosh për një punë nuk ka qenë kurrë më e lehtë. Ta fitosh atë, po bëhet gjithnjë e më e vështirë!

August 24, 2026
Pse sipërmarrësit që investojnë te njerëzit, para rezultateve, ndërtojnë kompani më të forta
Karriere

Pse sipërmarrësit që investojnë te njerëzit, para rezultateve, ndërtojnë kompani më të forta

August 22, 2026
Mark Cuban zbulon një problem të lidershipit, punonjësit kishin frikë prej tij
Karriere

Mark Cuban zbulon një problem të lidershipit, punonjësit kishin frikë prej tij

August 17, 2026
Next Post
Turistët në Portin e Sarandës tejkalojnë vitin 2019 dhe 2021

Turistët në Portin e Sarandës tejkalojnë vitin 2019 dhe 2021

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TE FUNDIT

Dyson sjell furçën e dhëmbëve me kamerë dhe Inteligjencë Artificiale

Dyson sjell furçën e dhëmbëve me kamerë dhe Inteligjencë Artificiale

2 minutes ago
Si do të mbahen punonjësit e turizmit gjatë gjithë vitit? – Topuzi: Subvencion deri në 4 paga, synohet rikthimi i emigrantëve

Si do të mbahen punonjësit e turizmit gjatë gjithë vitit? – Topuzi: Subvencion deri në 4 paga, synohet rikthimi i emigrantëve

46 minutes ago
Konsumi i frutave, Shqipëria e para në rajon

Frutat që mund të konsumoni edhe kur po përpiqeni të ulni sheqerin në gjak

22 hours ago
Ishulli italian shitet për 5.5 milionë euro – Crevan ofron një rezidencë luksoze dhe ankorim për varka

Ishulli italian shitet për 5.5 milionë euro – Crevan ofron një rezidencë luksoze dhe ankorim për varka

24 hours ago
Londra provon taksitë autonome, por ende me një shofer në makinë

Londra provon taksitë autonome, por ende me një shofer në makinë

24 hours ago

TE REKOMANDUARA

    NA NDIQNI NE RRJETE SOCIALE

    Probizz.al

    © 2019-2024 Te gjitha te drejtat e rezervuara - Mundesuar nga Postjer Agency.

    TE TJERA

    • BIZNES
    • HISTORI SUKSESI
    • AKTUALITET
    • INTERVISTA
    • EKONOMI
    • EVENTE
    • BOTA

    NA NDIQNI

    No Result
    View All Result
    • FILLIMI
    • BIZNES
      • STARTUP
      • BIZNESE VIP
      • SME
    • HISTORI SUKSESI
      • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
      • TALENTE TE REJA
    • AKTUALITET
      • NJOFTIM I RENDESISHEM
      • DESTINACIONE
      • SPORT
    • INTERVISTA
      • KARRIERE
      • OPINIONE
      • INTERVISTE AKTUALITETI
    • EKONOMI
      • PUBLIKIME
      • RAPORTE
    • EVENTE
      • MARKETING
      • PANAIRE
      • TRAJNIME
    • BOTA
      • TEKNOLOGJI
      • RISI
      • SHKENCE
      • SHOW BIZZ
    • LIFESTYLE
      • KESHILLA SHENDETI
      • KESHILLA BUKURIE
      • KESHILLA SUKSESI
      • SOCIAL MEDIA

    © 2019-2024 Te gjitha te drejtat e rezervuara - Mundesuar nga Postjer Agency.

    Welcome Back!

    Login to your account below

    Forgotten Password? Sign Up

    Create New Account!

    Fill the forms below to register

    All fields are required. Log In

    Retrieve your password

    Please enter your username or email address to reset your password.

    Log In
    ProBizz sjell për ju kategorinë e re të promovimit të bizneseve shqiptare dhe diasporës
    Shiko Bizneset
    ProBizz sjell për ju kategorinë e re të promovimit të bizneseve shqiptare dhe ndërkombëtare
    Shiko Bizneset