Në një intervistë për New York Times gruaja e themeluesit të Apple ka deklaruar se miliarderi nuk la para për fëmijët e tij. Vetëm ajo dhe Lisa Brennan morën një pjesë trashëgimie. Brennan ishte vajza e tij e parë, nga një lidhje e mëparshme të cilën Steve Jobs nuk e njohu për shumë vite. Sipas bashkëshortes së tij pasuria ka shkuar vetëm për vepra bamirësie.
Një nga arsyet pse fëmijët nuk morën trashëgimi ishte se të tre janë profesionistë të suksesshëm në fushën e tyre dhe nuk kishin nevojë për para.
Steve Jobs ndërroi jetë vite më parë nga një sëmundje e rëndë.