Të gjithë njerëzit konsumojnë bukën gjatë vakteve , por dietologët thonë se një konsum i tepërt i saj sjell probleme shëndetësore.
Medical News Today rendit disa prej tyre:
Shtimi në peshë
Buka e bardhë sidomos mund të shtojë peshën e trupit.
Rreziku i diabetit
Ekspertët thonë se konsumimi i tepërt i bukës çon në një rrezik të shtuar të diabetit. Ushqimi që përmban karbohidrate, si buka, shkakton rritje të sheqerit në gjak.
Problemet e lëkurës
Nëse hamë shumë bukë, mund të kemi probleme me shëndetin e lëkurës duke formuar puçrra ose akne.
Kapsllëku
Problemet me tretjen janë edhe një tjetër efekt i padëshiruar i konsumimit të tepërt të bukës.
Burimi: Medical News Today