Grupi i pasagjerëve që mund të shikoni në foton e mësipërme janë pasagjerët e parë në Mbretërinë e Bashkuar që kanë udhëtuar me një autobus pa shofer që lëviz në mënyrë autonome në rrugët publike. Ky testim ishte pjesë e një projekti që parashikon përdorimin e autobuzëve autonomë që do operojnë në një rrugë midis Edinburgh Patk dhe Fife.
Stagecoach ka si qëllim lançimin e një shërbimi të vërtetë gjatë pranverës së këtij viti pas përfundimit me sukses të këtij testimi. Në këtë testim janë ftuar gjithashtu të marrin pjesë dhe drejtues të autobusëve lokalë.
Një ndër pasagjerët tha: “Unë nuk isha aspak i shqetësuar. Ju nuk do të arrinit të kuptonit diferencën midis një autobuzi normal dhe Stagecoach nga mënyra e drejtimit.”
Në të ardhmen nën projektin CAVForth pritet të vihen në punë 5 autobusë autonomë që do të udhëtojnë në orare të caktuara midis Edinburgh Park dhe Fife. Autobuzët do të përshkojnë një distancë 22 kilometra të gjatë në shpejtësi të ndryshme deri në 80km/h.
Këto autobusë janë të pajisur me sensorë që mundësojnë drejtimin e këtyre makinave pa patur nevojë për një drejtues. Kur sistemet të jenë në funksion të plotë, në çdo autobus do të ketë një drejtues që monitoron sistemin si dhe një punonjës tjetër që do të ndihmojë pasagjerët me blerjen e biletave.
Burimi: Geek Room