X, dikur Twitter, ka përqindjen më të madhe të dezinformimit të gjashtë rrjeteve të mëdha sociale, sipas një studimt të Komisionit Evropian.Ai ekzaminoi mbi 6,000 postime unike të mediave sociale në Facebook, Instagram, LinkedIn, TikTok, X dhe YouTube. Studimi analizoi përmbajtjen në tre vende që konsiderohen veçanërisht të rrezikuara nga dezinformimi Spanja, Polonia dhe Sllovakia.
BBC i është drejtuar X për koment. “Mesazhi im për [X] është: ju duhet të pajtoheni me ligjin e ashpër. Ne do të vëzhgojmë se çfarë po bëni,” paralajmëroi komisionerja e BE-së për vlerat dhe transparencën Vera Jourova. YouTube kishte nivelin më të ulët, sipas studimit. Ai u krye nga TrustLab, një start-up për monitorimin e dezinformatave, si pjesë e punës për të mbështetur kodin e praktikës së BE-së për dezinformimin. X, i quajtur më parë Twitter, së bashku me shumë rrjete të tjera sociale, u regjistrua në kodin vullnetar në vitin 2018. Por kompania u tërhoq nga kodi ndërsa ishte nën udhëheqjen e Musk. Megjithatë, X do t’i nënshtrohet Aktit të Shërbimeve Dixhitale të BE-së (DSA) i cili rregullon sjelljen e platformave të mëdha teknologjike , BE-ja synon ta kthejë kodin vullnetar në një kod sjelljeje sipas aktit. “Z. Musk e di se ai nuk është larguar nga kodi i praktikës, sepse tani ne kemi Aktin e Shërbimeve Dixhitale të zbatuar plotësisht”, tha zonja Jourova. Kompanitë që nuk respektojnë aktin mund të përballen me gjoba deri në gjashtë përqind të xhiros globale. Në shtator, BE akuzoi kompanitë e mediave sociale për dështimin për të ndalur fushatat e dezinformimit ruse “në shkallë të gjerë” që nga pushtimi i Ukrainës. Ai tha se “arritja dhe ndikimi i llogarive të mbështetura nga Kremlini” ishte rritur më tej në 2023.
Përkthyer dhe përshtatur nga BBC për Probizz.al