Ka dalë këto ditë në tregun online linja me e re e suplementeve ushqimore, BETTER.ME!
Në Shqipëri kjo vjen nga një grua sipërmarrëse Eranda Shuaipi, modele fitnesi dhe drejtuese e një laboratori për prodhimin e suplmeneteve të cilësisë së lartë për tregun ndërkombëtar. Produkte të standardeve ndërkombëtare, ISO, dhe me prodhim 100% në Shqipëri!
Eranda Shuaipi dhe Better.Me vijnë si kombinimi perfekt i pasionit dhe cilësisë e kompetences në fushën e suplementeve, që e zotërojnë prej 15 vitesh me laboratorët e tyre!
Me një çmim që është ekonomik, vjen nga laboratori direkt në derën e konsumatorit, duke porositur Online! Markë cilësore dhe mbi të gjitha prodhim 100% shqiptar.
Vizitoni websitin: www.better-me.biz
100% etiketa në shqip – 100% cilësi e garantuar – 100% shëndet dhe mirëqenie
Për ata që nuk e njohin, Eranda Shuaipi merret me fitnes prej 15 vjetesh. Është vajza e parë shqiptare që ka marrë pjesë në gara e kompeticione fitnesi në të gjithë botën, duke fituar edhe disa tituj të rëndësishëm.
Ajo është 43 vjeç, e diplomuar në Ekonomik – Financë (Universiteti i Tiranës) dhe drejton “Eranda Lab”, laborator prodhimi suplementesh ushqimore, të vetmin e këtij lloji në vendin tonë.
Ajo shprehet se, “Certifikatat ISO na detyrojnë të punojmë me standarde më të larta ndërkombëtare të EU. Blejmë lëndët e para më të mira, nga e gjithë bota, të shoqëruara me certifikata analizash, sigurie dhe origjine. Më në fund, suplementet nuk do jenë më një produkt luksi vetëm për pak njerëz, sepse ne garantojmë cilësinë e markave më të mira, me çmimin me ekonomik, për të gjithë. Prej më shumë se 10 vjetësh prodhojmë për kompani e marka lider në Evropë dhe tani është koha të kemi edhe ne një markë lider suplementesh 100% shqiptare”.
Me etiketa në shqip, me bibliografi që shpjegon funksionin e çdo lënde të parë të përdorur, BETTER.ME vjen në ndihmë të njerëzve për t’u bërë versioni i tyre më i mirë i vetes.
Burimi: Business Magazine