Çfarë janë kriptomonedhat?
Një monedhë dixhitale për të cilën transaksionet verifikohen dhe mbahen nga një sistem i decentralizuar duke përdorur kriptografinë dhe jo nga një autoritet i centralizuar (Bankë ose Institucion Financiar).
Prania e kriptomomedhave në vend me kalimin e kohës
Jo më larg se para 1 dekade prania e kriptomonedhave në botë filloi të merrte jetë. E nënvlersuar nga faktorët e mëdhenj, financiar bota e kriptomonedhave filloi të rritej hap pas hapi. E njëjta gjë ndodhi edhe në vendin tonë. Gjatë viteve të fundit me shtimin e pranisë së lajmeve të cilat lidhen me kriptomonedhat ne botë më shumë qytetarë kanë patur kuriozitetin që të informohen më tepër mbi tregun e kriptomonedhave. Dikur një fjalë e çuditshme, sot kryefjala e këtyre bisedave mban emrin e BITCOIN, e cila ështe kriptovaluta më e kushtueshme e tregut prej vitesh tashmë. Jo më larg se javën që po lëmë pas, Bitcoin arriti vlerën historike më të lartë te saj me mbi 66 mijë dollarë amerikanë. Sot mes bisedash, sidomos të të rinjve, të cilët janë edhe më të informuar rreth kësaj monedhe, nuk mungojnë shakatë dhe as investitorët e këtyre monedhave. Shumë prej tyre ndonëse në vlerë të vogël, kanë provuar tashmë që të zotërojnë dhe investojnë në këto lloj valutash me besimin që do jetë dicka e cila do t’ju sjellë benefite financiare.
Ndikimi që kriptomonedhat kanë në ekonominë vendase
Nuk është çudi që të dini se Shqipëria u bë vendi i 3-të në Europë që ka një bazë legjistlative në fuqi për aktivitetin e kriptomonedhave në vend. Ky ligj është në fuqi që prej Shtatorit të vitit 2020. Ndonëse me bazë ligjore, aktiviteti i kriptomonedhave nuk është se ka njohur ndonjë rritje me ndikim ekonomik të lartë në vendin tonë. Për më tepër rastet e bizneseve të cilat pranojnë shkëmbimin e këtyre monedhave në lekë janë shumë të pakta, të paktën ato të cilat veprojnë në mënyrë formale.
Çmimet e ndryshme për kriptomonedhat
Më poshtë po ju rendisim cilat janë kriptomonedhat me përdorimin më të lartë si edhe çmimin e tyre aktual.
BITCOIN (BTC) – $60,981.8
Ethereum (ETH) – $4,106.41
Binance Coin (BNB) – $479.30
Cardano (ADA) – $2.1448
Tether (USDT) – $1.0000
Solana (SOL) – $195.223
/ProBizz.al