Bitcoin ka pësuar një rënie të madhe në tregtimin brenda natës duke treguar se kriptomonedha më e madhe në botë po i rikthehet tendencave të saj .
Të dhënat nga Coin Metrics tregojnë se të enjten bitcoin u tregtua më mbi 72.000 dollarë ndërsa herën e fundit është tregtuar me 68.900 dollarë.
Nuk dihet ende se çfarë e shkaktoi rënien e tij në 24 orët e fundit .
Kriptomonedha është ende në rritje rreth 60% deri më sot.
“Mendoj se është një lëvizje e shëndetshme. Ne po heqim një pjesë të levës që është krijuar në sistem” , tha Ceo i Crypto.com Kris Marszalek në “Squawk Box” të CNBC.
Optimistët e kriptove mendojnë se paqëndrueshmëria e klasës së aseteve duhet të bjerë ndërsa bitcoin maturohet.
Përkthyer dhe përshtatur nga CNBC për Probizz.al