Prej pak kohësh kryeqendra e veriut tashmë ka akoma më shumë për ofruar për të gjitha ata që e duan Shkodrën. Fare pranë bashkisë së qytetit ndodhet “Idromeno Restaurant” ku mund të eksperimentoni kuzhina të ndryshme të gërshetuara mjaft mirë nga chef Senad Perfati. Një emër i njohur për specialitetet në gatim dhe pjatat e tij renditen ndër më të preferuarat nga personazhe me famë botërore apo ato të politikës. Në një intervistë për Probizz.al Cherf Perfati tregon se tek Idromeno synohet të pasurohet kulinaria dhe dashamirësit e gatimit të stacionohen aty gjithmonë.
Iniciativa juaj e fundit është “Idromeno Restorant”. Në fakt Kolë Idromeno njihet si projektuesi i Shkodrës europiane. Ishte strategji zgjedhja e emrit apo thjesht vlerësoni talentin e autorit, arkitektit dhe piktorit Kolë Idromeno?
Vendosëm të mbajmë emrin e artistit të madh Kolë Idromeno duke e lidhur me emrin e tij dhe figurën e tij me qytetin e Shkodrës. Arti i tij inovativ na ka frymëzuar për të sjellë inovacion në kuzhinën tonë. Lidhja midis artit dhe kuzhinës, artistit dhe chef-it, kanë një qëllim të përbashkët: pasurimin e përvojës njerëzore dhe komunikimin me njerëzit nëpërmjet krijimtarisë.
Çfarë ofron Shkodra më shumë se qytetet e tjera sa i përket kulinarisë?
Shkodra përvec se është djepi i kulturës, rrethohet edhe nga mali, liqeni dhe deti. Ky pozicion strategjik i Shkodrës i ka dhënë mundësi që të ketë pasuri në kulinari për të përdorur produktet e zonës si peshkun, mishin, djathin etj. Unë gjithmonë kam qenë i fokusuar në pruduktet bio. Dua të përmend që një nga antipastat në menunë tonë është një seleksion djathrash nga Kelmendi.
Tek gatimet do të dominojë tradicionalja, modernja apo integrohen shume kuzhina?
Në pjatat tona integrohen kuzhina të ndryshme, po perdorim teknika të reja gatimi të 2 viteve të fundit. Nuk mund të leme pa vizituar gjithashtu kuzhinën tradicionale, por gjithmonë e sjellë në një stil modern.
Cilët kanë qenë hapat që kanë vendosur suksesin tuaj si chef kuzhine?
Hapi i parë dhe më i rëndësishmi është pasioni për kuzhinën. Më pas suksesi ka ardhur gradualisht duke punuar shumë çdo ditë, duke qëndruar në kontakt me trendet dhe teknikat e reja të gatimit, duke eksperimentuar dhe investuar në kuzhinën time. Pas gati 8 vite eksperience erdhi momenti të krijoj brandin tim, Idromeno by Senad Perfati.
Kreativiteti juaj në kuzhinë është shijuar edhe nga figura me famë botetore si Emina Cunmulaj apo personazhe te politikës si Abazovic. Na zbuloni disa detaje…pjatat e preferuara te tyre etc etc .
Mund të them që pjatat që janë preferuar më shumë nga figurat me famë botërore kanë qenë pjata klasike dhe të thjeshta. Disa nga specialitetet e mia që u kam shërbyer dhe janë kthyer në pjatat e tyre të preferuara mund të veçoj beef tataki, role lepuri, ëmbëlsira si souffle me pistachio dhe mouse me kamomil dhe akullore vaj ulliri.
Kontakt: