Shoqata Shqiptare e Bankave njoftoi ditën e mërkurë zgjedhjen e Kryetarit dhe Anëtarëve të Bordit Mbikëqyrës të Shoqatës.Zgjedhjet për Kryetarin dhe anëtarët e rinj të Bordit Mbikëqyrës u zhvilluan gjatë mbledhjes së Asamblesë së Anëtarëve.
AAB njofton rizgjedhjen e z. Bledar Shella si Kryetar i Bordit Mbikëqyrës të AAB-së. Në funksionin e Kryetarit, z. Shella do të vazhdojë të përfaqësojë zërin e anëtarëve për çështjet e digjitalizimit dhe vizibilitetit duke promovuar interesin më të mirë të AAB-së dhe anëtarëve të saj.
Përveç zgjedhjes së Kryetarit të ri, AAB ka kënaqësinë të mirëpresë anëtarët e rinj të Bordit Mbikëqyrës.
Bordi i ri Mbikëqyrës i AAB-së përbëhet si më poshtë:
- Z. Bledar Shella – Drejtor i Përgjithshëm i Bankës OTP Albania – Kryetar i Bordit Mbikëqyrës të AAB-së;
- Z. Seyhan Pencabligil – Drejtor i Përgjithshëm dhe Anëtar i Bordit Drejtues i Bankës Kombëtare Tregtare (BKT) – Zëvendës Kryetar i Bordit Mbikëqyrës të AAB;
- Z. Maltin Korkuti – Drejtor i Përgjithshëm i Credins Bank – anëtar i Bordit Mbikëqyrës të AAB-së;
- Z. Andi Ballta – Drejtor i Përgjithshëm i Bankës Amerikane të Investimeve – anëtar i Bordit Mbikëqyrës të AAB-së;
- Znj. Flutura Veipi – Drejtore e Përgjithshme e Union Bank – anëtare e Bordit Mbikëqyrës të AAB-së.
AAB shpreh mirënjohjen për anëtarët e mëparshëm të Bordit Mbikëqyrës: z. Dritan Mustafa, Drejtor i Përgjithshëm i Tirana Bank dhe z. Bozhidar Todorov, Drejtor i Përgjithshëm i Fibank Albania për përkushtimin dhe kontributin e tyre të rëndësishëm në AAB.
AAB i uron suksese Kryetarit dhe Bordit Mbikëqyrës duke besuar fort në ndikimin pozitiv që do të ketë puna e tyre në rrugëtimin e AAB-së.