• PROBIZZ
  • MARKETING
  • BIZNESE
  • KONTAKT
Monday, September 7, 2026
  • Login
  • Register
No Result
View All Result
ABONOHU
Probizz.al
  • FILLIMI
  • BIZNES
    • STARTUP
    • BIZNESE VIP
    • SME
  • HISTORI SUKSESI
    • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
    • TALENTE TE REJA
  • AKTUALITET
    • NJOFTIM I RENDESISHEM
    • DESTINACIONE
    • SPORT
  • INTERVISTA
    • KARRIERE
    • OPINIONE
    • INTERVISTE AKTUALITETI
  • EKONOMI
    • PUBLIKIME
    • RAPORTE
  • EVENTE
    • MARKETING
    • PANAIRE
    • TRAJNIME
  • BOTA
    • TEKNOLOGJI
    • RISI
    • SHKENCE
    • SHOW BIZZ
  • LIFESTYLE
    • KESHILLA SHENDETI
    • KESHILLA BUKURIE
    • KESHILLA SUKSESI
    • SOCIAL MEDIA
  • FILLIMI
  • BIZNES
    • STARTUP
    • BIZNESE VIP
    • SME
  • HISTORI SUKSESI
    • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
    • TALENTE TE REJA
  • AKTUALITET
    • NJOFTIM I RENDESISHEM
    • DESTINACIONE
    • SPORT
  • INTERVISTA
    • KARRIERE
    • OPINIONE
    • INTERVISTE AKTUALITETI
  • EKONOMI
    • PUBLIKIME
    • RAPORTE
  • EVENTE
    • MARKETING
    • PANAIRE
    • TRAJNIME
  • BOTA
    • TEKNOLOGJI
    • RISI
    • SHKENCE
    • SHOW BIZZ
  • LIFESTYLE
    • KESHILLA SHENDETI
    • KESHILLA BUKURIE
    • KESHILLA SUKSESI
    • SOCIAL MEDIA
No Result
View All Result
Probizz.al
No Result
View All Result

Bllokimi i fluturimeve në Rinas, dëmi tek agjensitë turistike! Sava Bardhi flet për ProBizz

April 8, 2021
in Aktualitet, Ekonomi, Intervista, Te Pergjithshme
0
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Linkedin

Sot është dita e dytë e bllokimit të fluturimeve në aeroportin e Rinasit për shkak të revoltës së kontrollorëve të kompanisë “AlbControl”. Nga dita e djeshme TIA ka njoftuar në faqen zyrtare anulimin e fluturimeve ndërsa nesër pritet të ketë një normalizim të situatës. Por si ka ndikuar kjo situatë e papritur tek agjensitë turistike të cilat organizojnë edhe udhëtimet e qytetarëve jashtë vendit.

Në një intervistë për portalin Probizz, Sava Barthi, themeluese e SAVATours u shpreh se: “Dëmi që ky event i solli agjensive turistike në vend është shumë i madh duke pasur parasysh që ne furnizojmë klientë jo vetëm me bileta avioni, por kryesorja me paketa të plota turistike që përfshijnë akomodimin në hotel, transfertat, siguracionet. Gjithashtu shumë nga klientët të pajisur me teste Covidi që kushtojnë 8200 lek (për person) dhe që me këtë bllokim kanë dalë nga afati 48 orë. Gjendemi para një kaosi total me klientë të cilët duhet të niseshin në destinacione si Stamboll, Dubai, Maldive me një mesatare për person 1500 euro, duke pasur parasysh që këto jane destinacione luksoze dhe akomodimet shumë të shtrenjta. Kemi anulluar hotelet dhe operatorët nuk mbajnë përgjegjësi për një situatë e cila nuk hyn tek forcat madhore dhe si pasojë asnjë rimbursim nuk mund të merret nga këto hotele.”

Znj. Bardhi flet gjithashtu dhe për mënyrën se si po operohet për të gjetur zgjidhje.

“Po mundohemi të menaxhojmë situatën duke nisur një pjesë të klienteve nga aeroporti i Podgoricës dhe i Prishtinës, por me kosto shtesë të cilat klientët nuk i marrin përsipër vetëm që të sigurojmë një shërbim dhe me qëllimin e vetëm që ti çojmë në destinacionin final.

Kjo situatë është e papranueshme dhe në kufijtë e absurdit, sepse nëse do kishte një pezullim të fluturimeve, minimum siç ndodh në gjithë botën duhet të ishim lajmëruar shumë më parë. Gjithsesi uroj që qeveria të marrë masa për zhbllokimin e situatës dhe kthimin në normalitet.”

Turizmi, transporti në tërësi, aktiviteti i agjensive turistike dhe tur operatorëve është ndër më të goditurit për shkak të pandemisë, dhe situata e krijuar në aeroportin e Rinasit e thelloi akoma më shumë këtë situatë.

“Duke pasur parasysh që tregu turistik është më i godituri nga pandemia, përfshirë dhe aviacionin kjo është një goditje e rëndë, e papritur dhe një rrufe në qiell të pastër. Ndërkohë që më shumë mundim dhe sakrifica po mundohemi të marrim pak frymë më në fund pas një agonie të gjatë kjo është një tjetër goditje me pasoja të rënda dhe që na shton akoma më shumë problemet dhe bën të vështirë mbijetesën. Ju kujtoj që turizmi është një nga shtyllat më solide të ekonomisë shqiptare dhe një nga burimet kryesore të të ardhurave për shumë e shumë qytetarë dhe si e tillë mbështetja duhet të ishte maksimale.”-shtoi znj. Bardhi./ProBizz.al/

Tags: Aeroporti i RinasitAgjensi turistikeAlbControlCovid-19DëmIntervistëSava BardhiSavaToursTransportiTurizmi
ShareTweetShare

TE NGJASHME

Cili vend në Evropë ka më shumë ultra të pasur? Gjermania kryeson me 38,215 invididë
Bota

Ekonomia gjermane nis të marrë frymë sërish, pas vitesh stanjacioni

September 7, 2026
Kostoja e lartë e jetesës po ndryshon mënyrën si europianët shpenzojnë paratë
Ekonomi

Kostoja e lartë e jetesës po ndryshon mënyrën si europianët shpenzojnë paratë

September 7, 2026
Si do të mbahen punonjësit e turizmit gjatë gjithë vitit? – Topuzi: Subvencion deri në 4 paga, synohet rikthimi i emigrantëve
Ekonomi

Si do të mbahen punonjësit e turizmit gjatë gjithë vitit? – Topuzi: Subvencion deri në 4 paga, synohet rikthimi i emigrantëve

September 5, 2026
Kostot e ndërtimit rriten me 1.1%, pagat po ushtrojnë presionin më të madh
Ekonomi

Kostot e ndërtimit rriten me 1.1%, pagat po ushtrojnë presionin më të madh

September 3, 2026
Automjetet e reja në BE duhet të pajisen me një kamerë që kontrollon nëse shoferi po shpërqendrohet gjatë lëvizjes
Aktualitet

Telefoni po fshihet pas shumë më tepër aksidenteve nga sa raportohet

September 3, 2026
Sa është fatura e rikthimit në shkollë? – Deri në 27 mijë lekë për çantën, kancelaritë, veshje dhe këpucë
Ekonomi

Sa është fatura e rikthimit në shkollë? – Deri në 27 mijë lekë për çantën, kancelaritë, veshje dhe këpucë

September 2, 2026
Next Post
“Unë nuk e lë Shqipërinë!” Bes Kallaku refuzon propozimin e Xhensilës

“Unë nuk e lë Shqipërinë!” Bes Kallaku refuzon propozimin e Xhensilës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TE FUNDIT

Studimi: Kafeja mund të mbrojë mëlçinë dhe të ulë rrezikun e sëmundjeve serioze

Një lugë kakao në kafenë e mëngjesit, një zakon i vogël me përfitime për shëndetin

13 hours ago
Saimir Strati sjell në Shkup ekspozitën “Mesazh në shishe”

Saimir Strati sjell në Shkup ekspozitën “Mesazh në shishe”

13 hours ago
Cili vend në Evropë ka më shumë ultra të pasur? Gjermania kryeson me 38,215 invididë

Ekonomia gjermane nis të marrë frymë sërish, pas vitesh stanjacioni

14 hours ago
Kostoja e lartë e jetesës po ndryshon mënyrën si europianët shpenzojnë paratë

Kostoja e lartë e jetesës po ndryshon mënyrën si europianët shpenzojnë paratë

15 hours ago
Dyson sjell furçën e dhëmbëve me kamerë dhe Inteligjencë Artificiale

Dyson sjell furçën e dhëmbëve me kamerë dhe Inteligjencë Artificiale

3 days ago

TE REKOMANDUARA

    NA NDIQNI NE RRJETE SOCIALE

    Probizz.al

    © 2019-2024 Te gjitha te drejtat e rezervuara - Mundesuar nga Postjer Agency.

    TE TJERA

    • BIZNES
    • HISTORI SUKSESI
    • AKTUALITET
    • INTERVISTA
    • EKONOMI
    • EVENTE
    • BOTA

    NA NDIQNI

    No Result
    View All Result
    • FILLIMI
    • BIZNES
      • STARTUP
      • BIZNESE VIP
      • SME
    • HISTORI SUKSESI
      • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
      • TALENTE TE REJA
    • AKTUALITET
      • NJOFTIM I RENDESISHEM
      • DESTINACIONE
      • SPORT
    • INTERVISTA
      • KARRIERE
      • OPINIONE
      • INTERVISTE AKTUALITETI
    • EKONOMI
      • PUBLIKIME
      • RAPORTE
    • EVENTE
      • MARKETING
      • PANAIRE
      • TRAJNIME
    • BOTA
      • TEKNOLOGJI
      • RISI
      • SHKENCE
      • SHOW BIZZ
    • LIFESTYLE
      • KESHILLA SHENDETI
      • KESHILLA BUKURIE
      • KESHILLA SUKSESI
      • SOCIAL MEDIA

    © 2019-2024 Te gjitha te drejtat e rezervuara - Mundesuar nga Postjer Agency.

    Welcome Back!

    Login to your account below

    Forgotten Password? Sign Up

    Create New Account!

    Fill the forms below to register

    All fields are required. Log In

    Retrieve your password

    Please enter your username or email address to reset your password.

    Log In
    ProBizz sjell për ju kategorinë e re të promovimit të bizneseve shqiptare dhe diasporës
    Shiko Bizneset
    ProBizz sjell për ju kategorinë e re të promovimit të bizneseve shqiptare dhe ndërkombëtare
    Shiko Bizneset